0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

10 dhjetori, dita kur u nda çmimi i parë Nobel

Më të lexuarat

Pas negociatave të tejzgjatura, pjesërisht me qeverinë franceze e cila kërkonte të vendoste një taksë shumë të lartë mbi pasurinë e Alfred Nobelit dhe pjesërisht, pas bisedimeve me familjen Nobel rreth çështjes së trashëgimisë, më në fund u bë e mundshme dhënia për herë të parë e 5 çmimeve, aq sa Nobel kishte lënë me testament.

Ceremonia për 4 prej tyre Fizikë, Kimi,Mjekësi, Letërsi, u zhvillua në Stokholm dhe ceremonia e Çmimit për Paqe, u mbajt në Christiania, kryeqyteti norvegjez që më vonë do të emërtohej, Oslo.

Pesë vjet kishin kaluar nga koha kur Alfred Nobel vdiq në San Remo, më 10 dhjetor 1896 (63 vjeç). Ditët deri në dhënien e shpërblimeve, gjithashtu ishin plot tension. Emrat e fituesve ishin mbajtur të fshehur – ndryshe nga sot që zbulohen një muaj përpara.

Kur tre gjermanë të shquar – erdhën me tren nga jugu dhe zunë vend në Hotel Grand, Stokholm, u bë e qartë se ata duhet të jenë laureatë të çmimit Nobel. Trafiku ndërkombëtar në atë kohë nuk ishte aq i madh sa sot, dhe mbërritja e njerëzve të huaj përbënte lajm. Në ceremoninë në Stokholm, në sallën e Akademisë së Muzikës, çmimet u ndanë për arritjet në Fizikë, Kimi, Mjekësi, Letërsi. Salla u mbush gradualisht me njerëz në veshjefestive.

Më pas, tre fituesit hynë pa bujë, muzikë a duartrokitje siç është zakon sot. I pari erdhi fizikanti gjerman Wilhelm Conradvon Rontgen, pastaj kimisti holandez Hendricus van t’Hoff, i ndjekur nga mjeku gjerman Emil Adolf von Behring; dhe së fundi, ministri francez për të marrëçmimin Nobel në letërsi në emër të poetit Sully Prudhomme, i cili ishte i sëmurë; Ndërsa ceremonia e dhënies së çmimit Nobel për paqe u zhvillua në Christiana (Oslo) në sallën e parlamentit norvegjez. Çmimi u nda mes zviceranit Henri Dunant (themelues i Kryqit te Kuq ndërkombëtar), dhe francezit FrederikPassy (ekonomist dhe veprimtar paqeje).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit