1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

1 Prilli – Gënjeshtra !!!

Më të lexuarat

Islami si fe na tërheq vërejtjen për gënjeshtrën në përgjithësi, dhe e llogaritë atë prej cilësive të kufrit-mosbesimit dhe nifakut-dyfytyrësisë.
Allahu në Kur’an thotë: “Pa mëdyshje trillojnë gënjeshtra vetëm ata që nuk u besojnë argumenteve të Allahut, e ata janë gënjeshtarë”. (En-Nahl:105)
Allahu ka thënë: ”Allahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me gënjeshtra”. (Gafir:28)

Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: ”Cilësitë e dyfytyrëshit janë tri: kur flet gënjen, kur premton nuk e zbaton premtimin dhe kur i besohet tradhton”. (Buhariu dhe Muslimi)

Gënjeshtra është ves i keq, nga e cila na kanë tërheqë vërejtjen sheriatet-legjislacionet. Dhe se për këtë është pajtuar edhe natyrshmëria e shëndoshë, ndërsa këtë e thonë edhe personalitetet mendjendritur.

Sheriati ynë na ka tërhequr vërejtjen për gënjeshtrën me ajete te Kur’anit, Hadithe te Muhamedit, alejhi selam, dhe me konsensus të dijetarëve muslimanë, e po ashtu gënjeshtra ka një përfundim të keq në këtë botë dhe botën tjetër.

Islami nuk e ka lejuar gënjeshtrën, pos në raste të caktuara: në luftë, ne pajtimin mes njerëzve dhe mes burrit dhe gruas.

Ndëshkimi i rrenës:

1. Dyfytyrësi-Nifak në zemër.
Allahu ka thëne: “Dhe për shkak se thyen besën që i patën dhënë Allahut, dhe për shkak të asaj se gënjenin, Allahu u ngjeshi hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën që e takojnë Atë.” (Et-Teube: 77)

2. Gënjeshtra shpie drejt të këqijave dhe zjarrit.

Ibni Mes’udi thotë se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë:
“Sinqeriteti është bamirësi, ndërsa bamirësia shpie në Xhenet. Vërtetë njeriu do të vazhdojë të flasë drejt (të jetë i sinqertë në të folur) derisa te shkruhet tek Allahu i sinqerte. Gënjeshtra është marrëzi, ndërsa marrëzia shpie në zjarr (Xhehenem). Njeriu do të vazhdojë të gënjejë derisa te shkruhet tek Allahu, subhanehu ve teala, si gënjeshtar”. (Buhariu dhe Muslimi)

3. Nuk i pranohet dëshmia.

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Gjuha rrenacake është në pozitën e gjymtyrës së paralizuar që nuk ka dobi prej saj, bile edhe më e keqe se ajo, më e keqja tek njeriu është gjuha rrenacake.”

4. Nxirja e fytyrës në këtë botë dhe botën tjetër.
Allahu ka thënë: “E ata që bënë gënjeshtër ndaj Allahut, do t’i shohësh në ditën e kijametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në xhehenem vendi i arrogantëve?” (Ez-Zumer: 60)

Rrena është posta e kufrit-mosbesimit, ndërsa dyfytyrësia është udhërrëfyesi, mjeti, shoferi, zbukurimi dhe veshja e tij.

Pse gënjejnë njerëzit?

1. Mosfrika nga Allahu.
2. Përpjekja për të ndryshuar realitetet.
3. Mashtrimi i njerëzve.
4. Tërheqja e vëmendjes së njerëzve me anë të tregimeve dhe njohurive të rreme.
5. Mësimi i gënjeshtrës qysh nga fëmijëria.
6. Llogaritja e saj prej “zgjuarsisë”.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit