3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“1 milion italianë pritet të jenë mbi 90 vjeç në 3 vitet e ardhshme”

Më të lexuarat

“Popullsia e moshuar e vendit krijon nevojë të madhe për kujdes në shtëpi”, thotë shoqata për të moshuarit

Numri i italianëve të moshës mbi 90-vjeç pritet të arrijë në 1 milion në tri vitet e ardhshme, transmeton Anadolu.

Duke cituar “Italia Longevan”, shoqatën kombëtare për plakjen dhe jetëgjatësinë aktive të krijuar nga Ministria e Shëndetësisë, agjencia shtetërore e lajmeve ANSA tha se një e treta e popullsisë së vendit do të jetë mbi 65-vjeç, vetëm dhe në rrezik izolimi.

Situata krijon një nevojë të jashtëzakonshme për kujdes në shtëpi, me rreth 6 milionë të moshuar që pritet të jetojnë të vetëm dhe në rrezik të izolimit në 20 vitet e ardhshme, shtoi ajo.

Aktualisht, 64 për qind e personave me demencë, ndër shkaqet e para të humbjes së autonomisë tek të moshuarit, nuk marrin kujdes në një institucion social-shëndetësor, duke krijuar barrë shumë të fortë për familjet, ka thënë shoqata.

“Plakja e popullsisë dhe rritja e sëmundjeve të lidhura me të, përfshirë diabetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe demencën, kërkojnë që ne të forcojmë dhe zgjerojmë shërbimet e kujdesit në shtëpi”, shtoi ajo.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit