1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

1 mijë e 500 euro për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19, kështu mund të aplikoni

Më të lexuarat

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se sot Ministri Hekuran Murati ka nënshkruar vendimin për mbështetjen e familjeve që kanë humbur familjarin nga COVID-19, raporton Express.

Sipas njoftimit të MFPT’së, secilës familje që ka humbur familjarin si pasojë e infektimit me COVID-19 do t’i ofrohet mbështetje financiare në vlerë prej 1,500 Euro.

“ Sidoqoftë, duke konsideruar që stafi mjekësor në sektorin publik ka bartur barrën kryesore në ruajtjen e shëndetit publik, dhe gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare kanë qenë drejtpërdrejtë të rrezikuar nga virusi COVID-19, familjet e tyre do të kenë një mbështetje të veçantë”, thuhet në njoftim.

Aplikimi do të bëhet në mënyrë elektronike, në vegëzën në vijim https://masa3-1.rks-gov.net, dhe do të jetë i hapur deri më datë 30 Nëntor 2021. Aplikimet trajtohen në baza javore, sipas radhës së aplikimit.

“Dokumentet e nevojshme për aplikimin elektronik janë: certifikata e regjistrit civil përmes së cilës vërtetohet lidhja familjare e aplikuesit me të vdekurin dhe kopja/fotografia e faqes së pasme të letërnjoftimit të aplikuesit”, ka njoftuar Ministria.

Fillon mbështetja për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka nënshkruar sot vendimin për përcaktimin e kritereve dhe kushteve lidhur me operacionalizimin e masës 3.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike – Mbështetja për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19.

Në linjë me politikat që synojnë lehtësimin e pasojave të pandemisë COVID-19, kjo masë synon mbështetjen financiare të familjeve që kanë humbur familjarin e tyre si rezultat i infektimit me COVID-19. Kjo bëhet në përpjekje për të zbutur vështirësitë financiare me të cilat këto familje mund të përballen.

Në zbatim të masës 3.1, secilës familje që ka humbur familjarin si pasojë e infektimit me COVID-19 do t’i ofrohet mbështetje financiare në vlerë prej 1,500 Euro. Sidoqoftë, duke konsideruar që stafi mjekësor në sektorin publik ka bartur barrën kryesore në ruajtjen e shëndetit publik, dhe gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare kanë qenë drejtpërdrejtë të rrezikuar nga virusi COVID-19, familjet e tyre do të kenë një mbështetje të veçantë.

Aplikimi për masën 3.1 dhe do të bëhet në mënyrë elektronike, në vegëzën në vijim https://masa3-1.rks-gov.net, dhe do të jetë i hapur deri më datë 30 Nëntor 2021. Aplikimet trajtohen në baza javore, sipas radhës së aplikimit.

Dokumentet e nevojshme për aplikimin elektronik janë: certifikata e regjistrit civil përmes së cilës vërtetohet lidhja familjare e aplikuesit me të vdekurin dhe kopja/fotografia e faqes së pasme të letërnjoftimit të aplikuesit.

Vlen të theksohet që pas datës 1 Tetor 2021, ata që humbin familjarin nga infektimi me COVID-19 mund të përfitojnë mbështetje nga masa 3.1, vetëm nëse familjari i vdekur ka qenë i vaksinuar me të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19.

Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, e shpalosur nga Ministria e Financave, Punёs dhe Transfereve, synon krijimin e një shoqërie të barabartë dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve. Prandaj, operacionalizimi i masës 3.1 është i rëndësisë së lartë për t’u solidarizuar me familjet që kanë humbur familjaret nga virusi COVID-19, duke ua lehtësuar sado pak barrën financiare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit