13.3 C
Pristina
Saturday, October 19, 2024

​E vërteta e fotografisë së ushtarit amerikan me flamurin e ISIS-it në vitin 2008

Më të lexuarat

Ka kohë që nëpër rrjetet sociale qarkullon një fotografi e një veterani të ushtrisë amerikane ku shihet duke mbajtur në dorë flamurin që është pothuajse i ngjashëm me atë që njihet sot si flamuri i ISIS-it. Fotografia paraqet Kolonelin Rod Coffey duke mbajtur këtë flamur derisa ushtria amerikane hyrë në një rajon të provincës Diyala të Irakut. Fotografia është realizuar në vitin 2008. Flamuri është pothuajse i ngjashëm me atë që sot njihet si flamuri i grupit terrorist, ISIS, i njohur edhe si “Daesh”. Por për këtë foto flasin Joe Myers dhe Tim Hsia. “Koloneli Coffey qëndron me këtë flamur në dorën e tij dhe në dorën tjetër ka një cigare. Ka pak dyshime në mendjet tona se a kishte njohuri koloneli se më vonë, ky flamur do të ishte pjesë e njërit nga grupet më të urryera në botë dhe terroristëve të ISIS-it”, shkruajnë ata në The Times. Por një pamje e tillë e një ushtari amerikan me flamur të ngjashëm si ai i ISIS-it, duket se është bërë në momentin kur ushtria amerikane ka hyrë në provincë dhe dikush nga banorët i është afruar ushtarit për t’ia dhënë këtë flamur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit