14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Zëdhënësi i BESËS: Jo vetëm Lulzim Basha, por gjithë shqiptarët turpërohen nga BDI

Më të lexuarat

Duke marr shkas lajmin e portalit Almakos, me titull “Lulëzim Basha i takon nëpër korridore sallash, turpërohet nga takimet zyrtare me BDI – në?”, ka reaguar zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu.
Në profilin e tij në FB, Fazliu ka shkruar: Jo vetëm Lulzim Basha por të gjithë shqiptaret turpërohen nga BDI-ja. Nuk turpërohen vetëm të pabesët dhe të pafytyrët!”.
Përndryshe, gjatë ditës së sotshme u raportua se derisa Lulëzim Basha u takua zyrtarisht me shumë liderë dhe politikanë në Kosovë duke i vizituar në selitë e tyre dhe duke shpalosur qëndrimet në press konferenca lidhur me zhvillmet e fundit politike në Kosovë, e njëjta nuk ka ndodhur edhe me eksponentin e lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim, Musa Xhaferri.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferri në Samitin për Demokraci të Evropës Qendrore organizuar nga Instituti Internacional Republikan (IRI) dhe Fondacioni “Akademia Politike”. Ajo që bie në sy është se Basha e ka takuar Xhaferrin në korridorin e objektit ku është duke u mbajtur ky samit, larg seriozitetit zyrtar me të cilin u takua me politikanët kosovarë. Kjo ka ngjallë dyshime se, megjithatë, Lulzim Basha e konsideron BDI – në si parti që mund ta takosh rastësisht vetëm nëpër “skutat” e ndonjë organizimi ku e ke të pamundur t’i shmangësh zyrtarët e lartë shtetëror të këtij subjekti politik që pothuajse tërë mandatin e tyre e kaluan duke bërë xhiro nëpër botë me paratë e taksapaguesve, pa sjellë ndonjë ndryshim pozitiv për gjendjen e qytetarëve në Maqedoni.
Në këtë takim, kryetari i PD – së Lulzim Basha shprehu shqetësimin e tij për situatën politike në Maqedoni dhe theksoj se faktori politik Shqiptar ne Maqedoni do duhet të veproj me maturi të veçantë deri në tejkalimin e kësaj periudhe të vështirë politike në të cilën ndodhet vendi ynë.
Ndryshe, Prokuroria Speciale të premten e kaluar ka lëshuar ftesa në adresën e disa funksionarëve të partive qeverisëse BDI-VMRO, ndër të cilët janë edhe zv.kryeministri nga radhët e BDI-së Musa Xhaferi dhe ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, mëson ekskluzivisht Fakte nga burime të PSP-së. Nga prokuroria, sipas portalit Fakte janë shprehur se në rast të mosparaqitjes së personave të ftuar, ata do të sillen me anë të asistencës policore./Almakos

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit