16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Yildirim: Turqia, garancia më e madhe e Evropës ndaj kërcënimeve të rajonit

Më të lexuarat

Shefi i Ankarasë zyrtare, Binali Yildirim, deklaroi të enjten se Evropa duhet të heqë dorë nga standardi i dyfishtë në lidhje me Turqinë, e cila është garancia e saj më e madhe kundër kërcënimeve në rajon…

Shefi i Ankarasë zyrtare, Binali Yildirim, deklaroi të enjten se Evropa duhet të heqë dorë nga standardi i dyfishtë në lidhje me Turqinë, e cila është garancia e saj më e madhe kundër kërcënimeve në rajon.

Kryeministri Yildirim mbajti një fjalim në mbledhjen e Këshillit të Lartë Konsultativ të Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Turqisë (TUSIAD).

Ai u ndal fillimisht mbi vendimin këshillues, që Parlamenti Evropian mori javën e kaluar për ngrirjen e negociatave për anëtarësimin e Turqisë me të drejta të plota në BE.

“Ky vendim nuk ka as fuqi dhe as pasoja ligjore. Ai është një vendim këshillues, jodetyrues. Ne shprehëm opinionin tonë: ‘Vendimi është i parëndësishëm dhe i pakuptimtë për Turqinë.’ Ne besojmë megjithatë se në Evropë ka ende liderë vizionarë, që mendojnë për të ardhmen e Evropës. Mendojmë që ky vendim i pakuptimtë nuk do të merret në konsideratë gjatë samitit të liderëve të Bashkimit Evropian, që do të mbahet më 15-16 dhjetor. BE-ja duhet të shpëtojë një orë e më parë nga konfuzioni aktual. Këtë ua themi si miq”, u shpreh kreu i ekzekutivit turk.

Ai shtoi se Turqia është garancia më e madhe kundër kërcënimeve rajonale ndaj Evropës.

“Nëse Turqia nuk do të kishte vepruar kundër zhvillimeve negative të 5 apo 6 viteve të fundit në rajon dhe nëse këto zhvillime do t’ia kishte pasqyruar asaj njëlloj, sot Evropës do t’i kishte dalë tymi. Por edhe durimi ynë ka një kufi. Nuk është e thënë që ne do ta mbrojmë Evropën përgjithmonë”, paralajmëroi Yildirim duke njoftuar edhe se në 2017-n do të rishikojnë e përditësojnë gjithashtu Marrëveshjen e Unionit Doganor.

Në vijim, kryeministri turk foli edhe për operacionet e perceptimit, të cilat po ndërmerren në vendet perëndimore kundër Turqisë.

“Organizata terroriste guleniste (FETO), pas dështimit të grushtit të shtetit në vend, të gjitha paratë, që i ka marrë nga populli turk si donacione, tani po ua jep agjencive lobuese. Qëllimi është që të tregojnë kinse ekonomia turke po fundoset, kinse shkelen të drejtat e njeriut dhe nuk ka demokraci. Ata vazhdojnë të bëjnë fushata shpifjesh dhe çdo poshtërsi që u shkon në mendje. Mendojnë se duke luajtur me ekonominë turke do të arrijnë qëllimet, të cilat nuk i realizuan dot më 15 korrik. Por kurrë nuk do të kenë sukses”, siguroi ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit