14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Vuri në diskutim dekretin për 30 qershorin e u tregoi gishtin shqiptarëve”- OSBE reagon pasi Presidenti Meta shpalli ‘non grata’ Borchardt

Më të lexuarat

Pas shpalljes së ambasadorit Bernd Borchardt si i pa dëshiruar në zyrën e presidentit Ilir Meta vjen reagimi nga zyra qendrore e OSBE në Vienë.

Në një përgjigje për News24, OSBE thotë se ‘po i kushtojmë vëmendje notës verbale nga presidenti’.

“Si një partner i Shqipërisë, inkurajojmë dialog. Inkurajojmë bashkëpunim mes te gjitha institucioneve”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e OSBE.

Presidenti meta e shpalli ‘non grata’ ambasadorin e OSBE me pretendimin se “Bernd Borchardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajt qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë, nuk është i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit