2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vjenë, Forumi i të Rinjve Musliman hap zyrat e veta

Më të lexuarat

Të shtunën, më datë 31 tetor 2015, Forumi i të Rinjve Muslimanë hapi solemnisht dyert e zyrës së re në Vjenë të Austrisë. Për të shënuar këtë ditë ngjarje të rëndësishme përgatitur një sërë aktivitetesh të larmishme, të cilat filluan me hapjen solmne të zyrës, ku ishtë përgatitur një program i denjë për hapje të mëdha, ndërsa pas prerjes së shiritit të kuq nga mysafirët e nderit dhe lëshimit të pëllumbave të bardhë në qiell për të simbolzuar paqen universale të Islamit, u hapën dyert e zyrës për të gjithë të ftuarit, me ç‘rast mysafirët u njohën me hapsirat e zyrës dhe me punën dyvjeçare të kryer për ta shndërruar objektin e blerë para dy vitesh, në një hapësirë të denjë që do t’i plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme, që dega e Vjenës me të gjitha organet e saj të punojnë në një ambient të përkryer.

Më pas të gjithë së bashku pas faljes së namazit të akshamit u drejtuan drejt sallës së manifestimeve VHS në lagjen Rudolfsheim të Vjenës, ku u mbajt një manifestim solemn i përgatitur enkas për këtë rast, me ç‘rast para të pranishmive u shfaq një program i begatë artistik ku nuk mungoi leximi i Kur’anit dhe ilahitë, krahas fjalimeve përshëndetëse dhe ndarjes së mirënjohjeve.

Në mesin e të pranishmëve që ishin të shumtë në numër dhe të profileve të ndryshme shoqërore, si hoxhallarë, arsimtarë, përfaqësues partish poltike dhe të tjerë, ndër të cilët edhe përfaqësuesit e të gjitha institucioneve të përfshira në jetën fetare në Austri, si: Kryetari i Bashkësisë Islame të Austrisë, Dr. Fuat Sanac; Kryetari i Organizatës Milli Gorush për Austri, z. Mehmet Arslan; Kryetari i Unionit të Shqiptarëve Muslimanë në Austri, z.Vahidin Beluli; dhe Imami i Bashkësisë Islame Shqiptare në Vjenë Mr. Ademsafi Bajrami, të cilëve iu dha fjala e përshëndetëse, me ç‘rast ata e uruan FRM-në për këtë hap të madh përpara dhe u shprehën të gatshëm për të bashkëpunuar për një jetë sa më të organizuar fetare.

Mysafirëve iu drejtuan edhe: kryetari i degës së Vjenës, Dipl.Ing. Lufti Xhemaili, Kryetari i FRM-së H. Mustafa Saliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i FRM-së, Mr. Amet Memedi, të cilët u shprehën të gëzuar për këtë ditë të madhe në historinë e FRM-së dhe falënderuan të gjithë mysafirët që ishin me ta në këtë ditë të shënuar.

Në fund u ndanë mirënjohje për të gjithë anëtarët që kanë kontribuar në blerjen dhe përgatitjen e zyrës, që vlen të theksohet se financiarisht është mbështetur vetëm në kontributin vullnetar të vetë anëtarëve të Forumit.
“Dita e bardhë lindi në Vjenë. 31 tetor 2015, një ditë hisitorike dhe që do të ngel një nga datat më të rëndësishme dhe më me ndikim në historinë e Forumit të të Rinjve Muslimanë.” –këto ishin fjalët me të cilat, Drejtori i Përgjithshëm i Forumit të të Rinjve Muslimanë Mr. Amet Memedi e përshkroi këtë eveniment në rrjetin social facebook.

Raporton: Ensar Sinani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit