14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vdesin 19 çekë që konsumuan alkool të përzier me metanol

Më të lexuarat

Së paku 19 vetë kanë humbur jetën dhe 24 të tjerë janë shtrirë në spital, nga përdorimi i alkoolit të lirë me përbërje të metanolit, që është një substancë helmuese, e përdorur për ta forcuar alkoolin, i cili prodhuesve u garanton fitime të larta në tregun e zi.

Disa nga ata që e kanë përdorë këtë alkool janë verbuar, ndërsa të tjerët janë në gjendje të komës, raporton Rel.

Republika Çeke ka shpallur masa emergjente, derisa numri i personave që vdiqën nga helmimi me metanol ishte rritur. Në mesin e të vdekurve janë edhe dy ferma të moshës 28 mdhe 21 vjeçare.

Në kiosqe dhe tregje është ndaluar shitja e pijeve me më tepër se 30% alkool. Nga ndërhyrja e policisë në 410 lokacione, janë gjetur 70 raste të alkoolit ilegal.

Kryeministri çek, Petr Necas, ka kërkuar nga të gjithë çekët, që të përmbahen nga pirja “e çfarëdo alkooli, origjina e të cilit është e paqartë”.  /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit