14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ushtarët izraelitë martirizojnë një palestinez

Më të lexuarat

Ushtarët izraelitë kanë martirizuar një të ri palestinez pas një bastisjeje në shtëpinë e tij

 

Ushtarët izraelitë kanë martirizuar një të ri palestinez pas një bastisjeje në shtëpinë e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të familjes Rimavi që jeton në qytezën Bejt Rima të Bregut Perëndimor nën pushtim, 21 vjeçari Muhammed Rimavi, i cili është ndaluar gjatë një bastisjeje të ushtarëve izraelitë në shtëpinë e tij gjatë orëve të natës është martirizuar disa orë më pas.

Burimet familjare bëjnë të ditur se i riu palestinez është dërguar në qendrën për paraburgim pasiqë është sulmuar me dhunë nga ushtarët izraelitë.

Ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me rastin nga autoritetet izraelite apo pala palestineze.

Gjithashtu ushtria izraelite në operacionet e kryera në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor ka arrestuar 11 palestinezë nën akuzën për “pjesëmarrje në aktivitete terroriste”.

Sipas të dhënave nga burimet zyrtare palestineze në burgjet e Izraelit ndodhen rreth 6.500 palestinezë, prej të cilëve 62 gra, 450 të burgosur administrativë, 12 deputetë dhe 300 fëmijë.

Izraeli zbaton edhe praktikën e ashtuquajtur “burgim administrativ”, përmes së cilës privon palestinezët nga liria nga një deri në gjashtë muaj, duke u bazuar në informacione të shërbimit informativ.

Ky lloj burgim mund të zgjatet madje deri në pesë vite me vendim të gjykatësit ushtarak pa ngritur aktakuzë, në rast se merret vendim që personi i burgosur “përbën kërcënim për sigurinë e Izraelit”.

Ushtria izraelite shpesh kryen arrestime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim dhe arreston palestinezët me pretendime të ndryshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit