16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

The Times dhe BBC: ushtria britanike ka fshehur krimet e luftës në Irak dhe Afganistan

Më të lexuarat

Mediat prestigjioze The Times dhe BBC kanë publikuar një seri dokumentesh të rrjedhura të qeverisë britanike, ku thuhet se ushtria britanike ka fshehur krime të ndryshme të luftës të kryera gjatë pushtimeve në Irak dhe Afganistan.

Hulumtimi zbulon “provat” që implikojnë ushtarët britanikë në cenimin dhe eliminimin nga jeta të fëmijëve dhe civilëve, gjëra që u mbuluan me kujdes nga komandantët ushtarak.

Seritë e dokumenteve gjithashtu zbuluan akuza shqetësuese se komandantë të lartë ishin përpjekur të fshehin krimet e luftës nga trupat britanike në Afganistan dhe Irak”, raporton The Times duke cituar hetimin.

Times shton se provat zbuluan ‘vrasje’ nga një ushtar i SAS (Special Air Service) dhe vdekje në paraburgim, rrahje, torturë dhe abuzim seksual degradues të të arrestuarve nga anëtarët e Black Watch (Batalioni i 3-të, Regjimenti Royal i Skocisë)”.

Sipas raportit, detektivët ushtarakë po ashtu zbuluan “pretendime për falsifikim të dokumenteve aq seriozisht sa për të merituar ndjekjen penale të oficerëve të lartë”.

Sipas të përditshmes britanike “British Daily”, hetuesit janë tejet të zhgënjyer për fshirjen e provave për arsye politike.

Por Ministria britanike e Mbrojtjes hedh poshtë pretendimet duke thënë se një supozim i tillë është “i pavërtetë dhe se askush nuk ka ndërhyrë në hetimet ndaj ndjekjes penale. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit