16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Sot votëbesimi i qeverisë

Më të lexuarat

Parlamenti i Maqedonisë do të mbajë sot seancën për votëbesimin e qeverisë së koalicionit midis VMRO-DPMNE dhe BDI. Propozimi për votëbesimin vjen nga partia opozitare LSDM dhe partitë e tjera opozitare maqedonase.
LSDM ka theksuar se arsyeja se përse ka thirrur interpelancën është konfrontimi dymuajsh i inskenuar midis partnerëve qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI, një çështje që ka rrezikuar marrëdhëniet ndëretnike dhe integrimin e vendit.

Mediat proqeveritare maqedonase theksojnë se dy partitë e koalicionit do të veprojnë të koordinuara lidhur me interpelancën dhe se ato këtë seancë e konsiderojnë si të zakonshme, mirëpo duke u përgatitur për kundër argumente ndaj opozitës. Por gazeta “Dnevnik” thekson se nuk mund të përjashtohet edhe pozicioni i Gruevskit, i cili vetë do të kërkojë votëbesimin e kabinetit të tij qeveritar.

Rregullorja e Parlamentit nënvizon se propozimin për votëbesimin e Qeverisë mund ta dorëzojnë të paktën 20 deputetë në formë të shkruar dhe me arsyetimin e dhënë, ndërsa seanca lidhur me këtë çështje duhet të mbahet në ditën e tretë pas dorëzimit të propozimit.

Në rast se votohet rënia e qeverisë, atëherë kryeministri jep dorëheqjen deri tek Parlamenti në afat prej 24 orëve nga votimi.

Interpelanca e fundit në Maqedoni ndaj Qeverisë ka qenë më 7 qershor 2007, gjatë mandatit të parë të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe koalicionimit të tij me PDSH-në.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit