16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Sot ka nisur llogaritja verore e kohës

Më të lexuarat

Me zhvendosje të akrepave për një orë përpara, respektivisht prej orës 2 në orën 3 pas mesnate, prej sot fillon llogaritja verore e kohës.

Kalimi i llogaritjes prej dimërore në verore të kohës është bërë me qëllim të “vazhdohet” dita, mundësohet kursim i energjisë elektrike, rritet produktiviteti i fuqisë punëtore, përmirësohet adaptimi i njerëzve dhe dita punuese bëhet më efikase.
Që prej vitit 1981 u vendos ligji që përfshinë tërë Evropën në të gjitha shtetet e saj.
Norma evropiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore, kur ajo shkon 1 orë prapa.
Ndryshimet bëhen të dielën (sot) e fundit të muajit marsit dhe të dielën e fundit të tetorit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit