Sot festojmë Fitër Bajramin

0
40

Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit u mbajtur në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” (Xhamia e madhe) në Prishtinë. Duke shënuar nisjen e festës së Fitër Bajramin për besimtarë mysliman në Kosovë.

Me rastin e faljes së Festës së Fitër Bajramit, myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava u është drejtuar me një mesazh të gjithë besimtarëve mysliman, duke thënë se të gjithë besimtarët mysliman janë vëllezër, prandaj mes tyre duhet të mbretëroj uniteti, urtësia dhe vendosmëria, raporton RTK-ja.

Tërrnava, ka thënë se me agjërimin e muajit të Shenjtë të Ramazanit u tregua respekt për Zotin.
Ai ka theksuar se me daljen nga muaj i Ramazanit të gjithë janë të gëzuar, pasi që kryen një obligim me sukses ndaj krijuesit të gjithësisë.

“Besimtarët, si asnjëherë më parë, janë të gëzuar se Allahu i mbajti në jetë që ata të kryejnë këtë obligim. Jemi të gëzuar se ja dolëm që me bindje të madhe dhe me një përkushtim të madh të kryejmë me sukses edhe këtë obligim.

E kemi agjëruar me bindje se Zoti është një i pa fillim dhe pa mbarim, krijuesi i kësaj gjithësie, krijuesi i çdo gjëje, krijuesi edhe i vet njeriut të cilit i takoj gjithësia dhe mëkëmbësia mbi sipërfaqen e tokës Allahu Gjyleshenhu thotë Zoti i juaj është një Allahu nuk ka zot përpos atij që është mëshirë plotë, gjithnjë mëshiron”, ka thënë Tërnava.
Pas faljes, besimtarët ua kanë uruar njëri tjetrit Fitër Bajramin, duke uruar mirësi, paqë e dashur për të gjithë.kohaislame