14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Siri: Kryengritësit, jo armëpushim për bisedime

Më të lexuarat

Komandanti i Ushtrisë për Sirinë e Lirë thotë se grupi që ai drejton nuk ka për të marrë pjesë në konferencën e paqes për Sirinë të planifikuar për t’u mbajtur në janar në Gjenevë dhe se synon ta vazhdojë luftën për përmbysjen nga pushteti të presidentit Bashar al Assad.

Gjenerali Salim Idriss i tha televizionit Al Jazeera se kushtet nuk janë të përshtatshme për mbajtjen e raundit të bisedimeve Gjeneva 2 dhe se Ushtria për Sirinë e Lirë nuk do t’i pushojë luftimet gjatë konferencës, apo pas saj.
Grupimi kryesor i opozitës në mërgim, Koalicioni Kombëtar Sirian, tha se nuk ka marrë një vendim përfundimtar lidhur me pjesëmarrjen në bisedime, duke këmbëngulur përsëri se diktatori i gjakatar Assad nuk duhet të ketë rol në të ardhmen politike të vendit.
Kombet e Bashkuara caktuan datën 22 janar për zhvillimin e konferencës për Sirinë në Gjenevë, me synimin e përcaktuar të krijimit të një qeverie tranzicioni, për t’i dhënë fund konfliktit më tepër se 2 vjeçar, gjatë të cilit janë vrarë mbi 100 mijë njerëz dhe janë zhvendour miliona të tjerë./bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit