23.1 C
Pristina
Thursday, June 27, 2024

Serbia kërcënon të largohet nga Europiani

Më të lexuarat

Tërbimi pas përballjes me miqësi ballkanike Kroaci-Shqipëri

Serbët, nën një ndjenjë persekucioni që e luajnë mjeshtërisht, rrezikojnë “t’i vënë bombën” Europianit në zhvillim, duke kërcënuar me largim.

Kjo pasi pretendojnë se në përballjen Kroaci-Shqipëri, dy tifozeritë janë bërë bashkë në thirrje anti-serbe. Siç dihet, serbët kanë një armiqësi shekullore me kroatët po ashtu si me shqiptarët, ndërsa shqiptarë e kroatë kanë qenë gjithnjë miq të fortë rajonalë.

Është Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Jovan Shurbatoviç, i cili kërkoi dënim nga UEFA për fedaratat shqiptare dhe kroate.

“Do të kërkojmë masat më të rrepta nga UEFA, edhe me koston e mosvazhdimit të garës. Kjo është skandaloze dhe ne nuk duam të ndodhë më,” tha Shurbatovic për RTS, por nuk specifikoi se çfarë lloj dënimi priste.

“Ne duam që tifozët që bërtisnin parulla të papranueshme të ndëshkohen në mënyrë drakonike. Ne do t’i bëjmë thirrje UEFA-s…Kjo nuk ka lidhje me sportin dhe futbollin. Ne nuk duam të politizojmë kampionatin.”

Ky reagim serb vjen ndarsa UEFA e gjobiti Serbinë me një total prej 14,500 euro për incidentin e tifozëve gjatë ndeshjes me Anglinë.

“Ne jemi të dënuar, por këto janë raste individuale. Ne ndëshkohemi për shkak të një individi për një fyerje raciste. Nuk jemi ne…”, tha Shurbatoviç. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit