14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Putin kundër martesave gay në Francë

Më të lexuarat

S’ka më fëmijë rusë për adoptim për familjet franceze pas miratimit në Paris të ligjit mbi martesat gay. Është ky kërcënimi i presidentit rus Vladimir Putin, i cituar nga agjencitë ruse të shtypit.

“Duhet të reagojmë ndaj atyre që ndodhin pranë nesh. I respektojmë fqinjët tanë, por kërkojmë respektin ndaj traditave tona kulturore, etike, legjislative dhe ndaj normave tona morale”, ka thënë ish-oficeri i KGB-së.

Deklarata e shefit të Kremlinit vjen pak kohë pasi bëri që të aprovohej një ligj tërësisht represiv ndaj homoseksualëve dhe propagandës së tyre.

Deri në vitin 1993, në Rusi homoseksualiteti konsiderohej një krim dhe gjithashtu një sëmundje mendore. Vendimi i Putin vjen pas atij që ndaloi adoptimin e fëmijëve rusë në Shtetet e Bashkuara.

Vendimi në fjalë u miratua si një përgjigje ndaj sanksioneve amerikane për 18 shtetas rusë të akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut dhe të dyshuar për kontribut në vdekjen në burg të avokatit Serghiei Magnitski./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit