16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Po mësonte me pasion afër mbeturinave, dikush mori pamjet – Turqia merr përsipër shpenzimet për shkollimin e refugjates siriane

Më të lexuarat

Një vajzë 11-vjeçare refugjate siriane, e cila po grumbullonte mbeturina për të mbështetur familjen e saj, u filmua duke studiuar dhe shkruar me pasion në një fletore, ndërsa ishte ulur në majë të grumbullit të plehrave.

Nxënësja e përkushtuar Halime Cuma ishte duke duruar erën e rëndë të kazanëve, kur një kalimtar i tmerruar mori pamjet, pamje që bënë që vajza të fitojë një vend në një shkollë turke.

Sipas dailymail ngjarja kishte ndodhur në zonën Arnavutkoy të Stambollit në anën evropiane të qytetit të madh turk perëndimor, më parë këtë javë.

Dhe pas kësaj, jeta e Halimes ndryshoi kur pamjet e saj u ngarkuan në mediat sociale, duke shkaktuar reagime.

Kështu, autoritetet arsimore turke vendosën që të gjejnë një vend për vajzën në shkollat e tyre.

Sipas autoriteteve, Halimja ishte jashtë në mbeturina, pasi ajo po përpiqej të mbështeste familjen e saj duke mbledhur letra të mbetura për t’u ricikluar.

Kështu, 11-vjeçarja filloi arsimin e saj më 26 shtator.

Sipas mediave lokale, Halimja arriti në Turqi nga Siria me nënën dhe babain e saj rreth një vit më parë.

Ajo fillimisht nuk ishte në gjendje të shkonte në shkollë për shkak të një gabimi të dokumentacionit.

Më i madhi i fëmijëve, ajo aktualisht jeton me prindërit e saj dhe gjashtë vëllezër dhe motra në Arnavutkoy.

Ndërkohë, autoritetet turke kanë konfirmuar edhe se komuna do të paguajë shpenzimet e shkollës së Halimes./tg

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit