Pezullohen punimet në autostradën Vërmicë Merdar

0
39

Kompania Bechtel Enka ka pezulluar punimet në autostradën Vërmicë Merdarë.
Shkak për pezullimin e punimeve janë bërë dy aksidente të punonjësve të kësaj kompanie, njëri prej të cilëve me pasojë vdekjen.

Aksidenti i parë ndodhi në fshatin Ballanicë të Kosovës, kur punëtori 24 vjeçar Valon Guri humbi jetën, pasi u shtyp nga një mjet i rëndë që po punonte për ndërtimin e rrugës.

Një tjetër punonjës i kompanisë ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ra nga lartësia e një këmbe ure, në fshatin Lladrovc.
Pas aksidenteve, firma Bechtel Enka vendosi të pezullojë, deri në një urdhër të dytë, punimet në autostradën Vërmicë Merdar./indeksonline/kohaislame