Pentagoni kërkon trupa spiunazhi që paraqiten si biznesmenë

0
47

Pentagoni po i kërkon Kongresit që të autorizojë një operacion të fshehtë për ushtrinë amerikane që synon mbikqyrjen dhe analzim të sektorit civil jashtë shtetit.

“Konflikti me al-Kaedën dhe filialet e saj, si dhe zhvillimet e tjera, kanë kërkuar kryerjen e rregullt të operacioneve të vogla klandestine ushtarake për të përgatitur fushën e betejës për operacione ushtarake kundër terroristëve dhe sponsorëve të tyre,” tha Pentagoni në propozimin e tij në Kongres, brenda raportit të Mbrojtjes .
Departamenti amerikan i Mbrojtjes (DoD) i kërkoi Kongresit që të rishikojë autoritetet e veta ligjore dhe do të lejojë njësitë e fshehta të Amerikës për të dërguar spiunë në zyrat e kontraktorëve të huaj ushtarakë.
Kjo do të thotë se spiunët do të hiqen si biznesmenë dhe do të dërgohen nga Pentagoni në industrinë e caktuar për të kryer operacione të fshehta.
Duke kërkuar më shumë pushtet në punën e zbulimit jashtë shtetit, Departamenti i Mbrojtjes amerikane do të jetë në gjendje të përdor operacione klandestine, që do të thotë se mund të mbajë sponsorizim të vendit për programin e fshehtë, dhe të mohojnë tërësisht ekzistencën e misionit .
Pentagoni propozoi gjithashtu se autoriteti për mbikqyrjen e përgjimit njerëzor t’i jepet nënsekretarit të Mbrojtjes për Inteligjencë, në vend të Agjencisë së Mbrojtjes dhe Zbulimit të SHBA-ve.
Aktualisht si Nënsekretar i Mbrojtjes për Inteligjencën Amerikane shërben Michael Vickers, i cili është një nga avokatët kryesorë të Pentagonit për transformim të forcave të operacioneve speciale në operativë të inteligjencës elitare.
“Zgjerimi i këtij autoriteti është i nevojshëm për të lejuar DoD që të kryer operacionet e nevojshme që gjenerojnë të ardhurat nga veprimtaria tregtare për të mbrojtur operacionet e tilla gjë që do të sigurojë një mbrojtje të rëndësishme për forcat ushtarake amerikane që kryejnë operacione të rrezikshme jashtë vendit”, ka shtuar Pentagoni.
Ndërkohë, kritikët thonë se duke dërguar spiunë në sektorët civilë do të hapet një front i ri në botën e jashtme për operacionet amerikane dhe kjo mund të ekspozojë punëtorë të pafajshëm në botën e rezikshme të luftës ndërkombëtare.