“Për krejt gjallesat uji është hallall, vetëm për muslimanët është haram!”

0
505

Njefare vakti një musliman me emrin Shukri e kishte paguar një mjeshtër për me çel një çeshme për bëmirësi.
Pasi çeshmja bëhet gati për përdorim, Shukriu e vendos një pllakë me mbishkrim: Për krejt gjallesat uji është hallall, vetëm për muslimanët është haram!
Populli çuditët dhe e kundershton Shukriun, dhe vendosin që të ankohen te Kadiu…
Kadiu e thërrer Shukriun në seancë dhe e pyet duke i thënë: Përse ke vepruar kështu? a dini që mundet me ju kushtuar me jetë kjo vepër e poshtër dhe e pahijshme ndaj muslimanëve?!
Shukriu i përgjigjet dhe i thotë: Vetëm Sulltanit do t’ia tregoje arsyen se përse kam vepruar në këtë mënyrë!
Kadiu duke e këshilluar Shikriun i thotë: Më mirë është për ty ta hekësh atë pllakë… nëse kjo punë shkon deri te Sulltani, ai nuk ta falë!
Shukriu e kishte ngulitur në kokë duke thënë: Vetëm Sulltanit do ia tregoj dhe nuk e heq pllakatën!
* * *
Erdhi dita dhe Shukriu del para Sulltanit, i cili i kërkon arsyen e pllakatës me mbishkrimin jo të hijshëm aspak. Shukriu i lutet Sulltanit që t’ia plotësonte tri kërkesa, dhe pastaj do ishte gati të ndëshkohet edhe me vdekje, për veprën që kishte bërë.
Sulltani pranon, dhe e pyet se cila është kërkesa e parë?
Shukriu: Kërkesa ime e parë është që ta burgosni një Haham (Rabin) në ditën e shtunë duke ligjëruar në Sinagog!
Sulltani çuditet me këtë kërkesë! Por prapëseprap i urdhëron ushtaret që ta burgosin të shtunën një Haham në Sinagog…
Xhemati jahudi, çohen të gjithë në këmbë i madh e i vogël që ta lirojnë Hahamin, dërgojnë delegacione tek Sulltani, i ofrojnë para, ar e argjent vetëm e vetëm që ta lironte Hahamin!
Pas një jave Sulltani e liron…
Sulltani: Kërkesa e dytë çka është Shukri aga?
Lutja ime e dytë o Sulltan i drejtë, eshte që ta burgosni një prift të dielën në kohën e meshës, në Kishë!
Sulltani pasi kishte kureshtje të madhe për veprën e Shukriut, urdhëron ushtaret që ta burgosin një prift në kishë të dielën në kohën e meshës…
Xhemati i krishter ngihen në protesta, duke e kundërshtuar këtë veprim të Sulltanit. Protestat zgjasin deri sa Sulltani e liron priftin…
Në fund Shukriu e bëne kerkesën e fundit duke e lutur Sulltanin që ta burgosë një Imam shumë të repektuar në rrethinë, gjatë hutbës së Xhumasë!
Sulltani i thotë Shukriut, nëse nuk e ke një arsyetim të fortë për te gjitha këto kërkesa, me të vërtete do ta paguash me jetë!
Sulltani i urdhëron ushtaret ta burgosin Hoxhën në kohën e hutbës së Xhumasë…
Shkojnë dy tri ditë askush nuk ankohet, as që proteston, as që e çanë kokën për Hoxhën….
Xhemati filloni të bëjë thashetheme: Edhe për mua gjithmonë ka qenë i dyshueshëm. Kush e di se çfarë dallaveresh pa bërë. Nuk të burgose Sulltani kot, jo…!!!
Sulltani çuditet nga mosinteresimi i xhematit, përpos familjareve të ngushtë, askush tjetër nuk kërkon arsyen për burgosjën e Imamit…
Pas një jave Shukriu i lutet Sulltanin që ta liroje Imamin dhe i thotë me lot në sy:
A e meritojnë këta muslimane ujin e bamirësisë time o Sulltani yne, më trego, a e meritojnë?!
Sulltani i përgjigjet: Jo vetëm uji po buka, ajri, dheu, VATANI është HARAM për këta muslimanë!!!
Nga turqishtja:
Naim Ylber Abdurrahmani