14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pamje te veturës e cila u rrokullis mbrëmë në magjistralen Hani i Elezit- Kaçanik

Më të lexuarat

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë te “Kulla me Çeshme” në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik, ku një veturë e tipit Mercedes ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët janë shoqëruar për trajtim në Qendrën Spitalore në Kaçanik.

Indeksonline ka raportuar mbrëmë për këtë aksident, ndërsa sot ju sjellë përsëri pamje në të cilat shihet se vetura e rrokullisur qëndron ende në këtë vend.

Ndryshe këtë aksident e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i policisë, Agim Gashi duke dhënë detaje.

“Ka ndodhur një aksident. Vetura e tipit Mercedes ka qenë duke ardhur nga Hani Elezit për në Kaçanik me këtë rast ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga meqë rast tre persona kanë marrë lëndime trupore”, ka konfirmuar mbrëmë për Indeksonline, zëdhënësi i policisë, Agim Gashi.

Ndryhse, aksidenti ka ndodhur pikërisht në vendin ku në prill të këtij viti humbën jetën dy policë, Malsor Dashi dhe Armend Trena.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit