12.3 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Osmani kërkon largimin e Selës dhe Memedit dhe bashkëpunim me BESËN?

Më të lexuarat

Rufi Osmani është shprehur i pakënaqur me kryetarët e LR-PDSH-së dhe RDK-së në procesin e bashkimit të opozitës shqiptare në Maqedoni.

Rufi Osmani ka komentuar një shkrim të Artan Dikës në lidhje me bashkimin e opozitës shqiptare në Maqedoni dhe si duket shpreh pakënaqësi ndaj kryetarëve të LR-PDSH-së dhe RDK-së, Ziadin Selës dhe Vesel Memedit, në lidhje me procesin e bashkimit të opozitës shqiptare në Maqedoni në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Nga komenti i tij nënkuptohet se ai kërkon ndryshime në kupolën e këtyre dy partive, që pastaj të arrihet edhe marrëveshja me Lëvizjen Besa. Ai favorizon Artan Dikën e RDK-së dhe Arben Taravarin e LR-PDSH-së si tandem më të mirë për të gjetur edhe “doktorin e tretë“ nga Lëvizja Besa dhe së bashku të realizojnë “idealin që e përkrahin të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë“, transmeton Portali Flurudha.

Ja se çka shkruan Rufi Osmani:

“Diagnozë shumë e saktë nga një person shumë kompetent. Doktor Artani nga RDK dhe doktor Arbeni nga LR-PDSH janë tandemi të cilëve ju mungon edhe një doktor i nivelit të njëjtë nga Lëvizja Besa. Uroj tandemin Dika-Taravari që ta gjejnë edhe doktorin e tretë, që nuk është e thënë të jetë domosdoshmërisht mjek me profesion dhe të realizojnë këtë ideal që e përkrahin të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë. Do keni përkrahjen time të plotë, prof. R.Osmani”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit