16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Në 10 vite, helmimet nga Paracetamoli janë rritur me 44%

Më të lexuarat

Në 10 vite, helmimet nga paracetamoli janë rritur me 44%, sipas një studimi të The Guardian. Paracetamoli zakonisht është ilaçi i parë nga i cili i kthejmë sytë, qoftë për dhimbjen më të vogël, ethet, temperaturën, etj.

Mirëpo, nëse ‘abuzohet’ me të krijon edhe më shumë shqetësime se ato fillestaret, të cilave supozohej t’i ‘jepnit fund’. Sipas studimit, në Australi, paracetamoli mban numrin e parë nga ilaçet farmaceutike që ka çuar në numrin më të lartë të helmimeve.

Studimi ka analizuar të dhënat e një spitali shtetëror në Australi dhe analizën e dhe regjistrimeve për ekzaminimin e helmimeve, dëmtimeve të mëlçisë dhe të vdekjeve. Nga 2007-2008 deri në 2016-2018, rezulton se numri i helmimeve nga paracetamolët është rritur me 44%

Në këtë 10 vjeçar, ka pasur më shumë se 95 mijë regjistrime për ‘trajtimet’ ndaj paracetamolit. Dëmtimi i mëlçisë nga paracetamoli, gjatë kësaj periudhe është dyfishuar në shifra. Kjo për shkak se edhe përdorimi dhe konsumimi ishte dyfishuar. Nga ana tjetër, në këtë 10 vjeçar, në Australi, u shënuan 200 raste vdekjeje nga Paracetamoli.

Në rastin e Australisë, një element që ndikon shumë është se në supermarkete mund të blesh tableta paracetamolësh, edhe pa recetë mjekësore. Megjithatë, doza që një i rritur mund të konsumojë në ditë është jo më shumë se 4 gram .

Sa më e lartë doza, aq më i lartë risku. Sipas studimit, përdorimi i këtij medikamenti dhe doza që konsumohen duan vëmendje të veçantë, pasi pasojat dhe efektet anësore, mund të jenë më të mëdha nga çfarë mendojmë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit