5.5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Medine, falet namazi i xhenazes në mungesë për Khashoggin

Më të lexuarat

Në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje nga namazi i xhenazes së falur nga imami i Mesxhid-i Nebevi

 

Për gazetarin Jamal Khashoggi i cili u vra në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, sot në mëngjes pas namazit të sabahut (të mëngjesit) në Mesxhid-i Nebevi në Medine është falur namazi i xhenazes në mungesë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje nga namazi i xhenazes së falur nga imami i Mesxhid-i Nebevi.

Salah Khashoggi, i biri i gazetarit të vrarë të përmes llogarisë së tij në Twitter kishte bërë të ditur se do të lexohen lutje në Medine pas namazit të mëngjesit, si dhe në Mekë pas namazit të xhumasë.

Më herët, Salah tha se ngushëllimet për babanë e tij do të pranohen nga e premtja deri të dielën në shtëpinë në qytetin Jeddah.

Deklaratat e familjes Khashoggi për namazin e xhenazes në mungesë dhe pranimin e ngushëllimeve erdhi pas konferencës për shtyp në kryeqytetin Rijad, të zëdhënësit të kryeprokurisë së Arabisë Saudite, Shelan esh-Shelan.

“Trupi i Khashoggit u nxor nga konsullata pasi u copëtua”, kishte theksuar esh-Shelan.

“Në lidhje me vrasjen e Khashoggit është kërkuar dënimi me vdekje për 5 persona”, ka njoftuar Shelan esh-Shelan, duke theksuar se urdhri për formimin e ekipit që vrau Khashoggin është dhënë nga ish-shefi i shërbimit sekret të Arabisë Saudite, Ahmed al-Assiri, ndërsa urdhri për vrasjen e ka dhënë kreu i ekipit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit