11.5 C
Pristina
Monday, September 16, 2024

Mediat gjermane dhe zvicerane: Nënat muslimane heroina (Muslimische Mütter zu Heldinnen). Mediat e Prishtines dhe Tiranes: Nënat shqiptare heroina  evitojnë një tragjedi në Gjermani

Më të lexuarat

Mediat gjermane: Nënat muslimane-shqiptare heroina (Muslimische Mütter zu Heldinnen) evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Siegen, 1 shtator -Sulm i përgjakshëm në Siegen (D). « Kryebashkiaku vlerëson heroinat e sulmit me autobus: Të rejat muslimane ndalojnë sulmin me thikë » (Siegener Zeitung: Bürgermeister lobt die Heldinnen des Bus-Attentats: Junge muslimische Frauen stoppen Messerangriff) «Nënat myslimane ndaluan sulmuesin me thikë në Siegen» (« Blutiger Angriff in Siegen (D) Muslimische Mütter stellten sich Messerstecherin in den Weg »): «Nënat myslimane ndaluan sulmuesin me thikë në Siegen » (Muslimische Mütter stoppten Messerangreiferin in Siegen) eshte titulli i mediave gjermane qe kane raportuar dje dhe sot për nje sulm ne nje autobus, ku nenat muslimane, siq raportohet nga mediat e huaja kane shpetuar shume jetëra. Ne fakt gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch me koleget gjermanë ka zbuluar se keto nëna muslimane siq u prezentuan ne mediat gjermane dhe boterore, janë shqiptare (muslimane) nga ballkani qe jetojne ne Gjermani. Se jane nenat shqipare jane muslimane kane raportuar edhe mediat zvicerane me tituj nëpër gazeta: «Nënat myslimane ndaluan sulmuesin me thikë në Siegen» (Muslimische Mütter stellten sich Messerstecherin in den Weg), citon Le Canton27.ch

Skandaloze: Mediat shqiptare censurojne mediat gjermane, heqin fjalen « muslimane » i vejne shqiptare

Të premten një grua me origjinë gjermane ka sulmuar udhëtarët në autobusin për Siegen dhe ka plagosur gjashtë persona.

Sipas mediave gjermane « Tragjedia mund të kishte qenë shumë më e madhe, por në autobus ishin edhe disa gra  muslimane… » qe ne fakt ishin shqiqtare-muslimane, qe mediat shqiptare nga pakujdesia qellimisht apo nga islamofobia censuruan mediat gjermane, duke i hequr fene e tyre, qe del se edhe ne media ka racizem. Islamofobi, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Tre gra shqiptare, tre heroina të ditës (Muslimische Mütter zu Heldinnen) siq raportuan mediat gjermane e kanë evituar një tragjedi shumë më të madhe në autobusin në Siegen, kur një grua gjermane ka sulmuar me thikë udhëtarët dhe ka plagosur gjashtë udhëtarë. Ndër të plagusurit është edhe një prej grave shqiptare që kanë evituar një tragjedi shumë më të madhe. Ajo ia ka kapur thikën me dorë dhe së bashku me dy të tjerat e kanë pamundësuar që kjo gjermane, për të cilën thuhet se është me probleme mendore, të therë edhe më shumë njerëz.

Gazeta zvicerane në shqip Le Canton27. ch ka kontaktuar njeren nga keto gra, qe ka komunikuar ne shqip kane thënë se « jemi shqiptare-muslimane. Jemi te kënaqura qe qelluam ne Buss ne ato momente te veshitira rreziku, per te shpetuar jeten e shume fëmijeve dhe pasagjerve pamvaresisht se cfare nacionaliteti apo feje ishin ata » kane thëne  ato për Le Canton27.ch

Rreth ketij akti dhe heroizmit te tri garave muslimane (shqiptare) eshte raportuar edhe ne mediat shqiptare ne ballkan (Kosove e Shqiperi) por pak me ndryshe nga ato perendimore, fatkeqesisht duke censuruar mediat gjermane dhe boterore, te cilat beni fjalë per tri nena muslimane heroina (Muslimische Mütter zu Heldinnen) te cilet ishin edhe shqiptare.

Tash shtrohet pyetja ke duhet akuzuar, apo cilat mediat jane me tolerante ndaj muslimanëve, mediat shqiptare qe fshehin identitetin e tyre fetar, ne kete rast të ketyre nenave muslimane-shqiptare, si heroina apo mediat gjermane qe prezentuan realisht origjinen e tyre konfesionale?

Tash cila është e vërtetë « nënat muslimane » (siq raportuan mediat gjermane dhe zvicerane) apo « nënat shqiptare » (siq raportuan mediat albanofone) ? Për ne si medium profesional, jane te dyjat te verteta, pradaj edhe kur kemi raportuar per kete rast kemi shkruar « shqiptare-muslimane », një, per t’mos censuruar kolegët gjermanë dhe zviceranë, dhe dy, për t’mos diskriminuar keto nëna muslimane qe kishin bërë një gjest human dhe shembullor, duke shpëtuar dhjetra jetëra ne autobusin e Siegenit. Se për cfare arësye mediat gjemrane dhe ato zvicerane per tri gratë shpëtimtare i quajtën « muslimane » e pse jo « shqiptare » do te ishte mire qe gazetaret nga Prishtina dhe Tirana te hulutmojnë, t’i pyesin koleget evropianë, ka shkruar ne fund gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit