16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Kujdes shqiptarët në Maqedoni”

Më të lexuarat

Diaspora shqiptare nga SHBA ka përkujtuar Qeverinë aktuale që të përmbush detyrimet ndaj shqiptarëve si popullata e dytë në Maqedoni dhe të mos luajë skenarët e zvarritjes së çështjeve që duhet përmbyllur njëherë e përgjithmonë.

Me këtë rast reagimi vjen nga shoqata dhe aktivistë që një pjesë e tyre janë nga Këshilli Shqiptaro Amerikan (KSHA), të cilët theksuan se Marrëveshja e Ohrit për 16 vjet është tërheq zvarrë dhe aspak nuk është implementuar.

Një nga aktivistët Haxhi Dauti nga Këshilli Shqiptaro – Amerikan theksoi se në Maqedoni u pa se për 16 vjet nuk funksionoi demokracia.

“Gjatë këtyre viteve në Maqedoni kemi pasur një sërë shkeljesh dhe abuzimesh të vazhdueshme të të drejtave të njeriut, kur bëhet fjalë ndaj shqiptarëve, sidomos, kur është arritur edhe një marrëveshje, e parë ajo si tepër të rëndësishme, si ishte ajo e Ohrit, që ende nuk është zbatuar plotësisht”, thotë Dauti, duke shtuar se është duke u ‘luajtur” ende me mbeturina lufte, që kanë të bëjnë me konfliktin e shkuar në Maqedoni, por që gjithsesi vazhdojnë të përdoren për të diskriminuar shqiptarët.

Kryetari i KSHA, z Haxhi Dauti, në këtë 16 vjetor, shtron pyetjen :’”Si është e mundur që në Maqedoni, që edhe politikanët dhe inteligjenca shqiptare, në përgjithësi ( jo të gjithë, sepse ka nga ata qe luftojnë për realizmin e plot të marrëveshjes) nuk kanë reaguar dhe as nuk reagojnë si duhet, që kjo Marrëveshje Kornizë e Ohrit, të implementohet pa kusht? Si mund të qëndrohet “ duar kryq” dhe bëhemi “sehirxhi” me fatin tonë, kjo është pyetja” thotë ai.

Veprimtari i diasporës shqiptaro – amerikane Nazim Alimi thekson se për 16 vjet kjo marrëveshje ishte mashtrim i madh i shqiptarëve që ndodhi në 2001. Sipas tij, kryeministri Zoran Zaev dhe partnerët e tij shqiptarë duhet të jenë të vëmendshëm për hapat e mëtejshëm.

“Ne menduam se lufta filloi që shqiptarët të jenë popull i barabartë me Kushtetutë si shtet i shqiptarëve dhe maqedonësve dhe jo për një marrëveshje që ishte shumë e paqartë dhe që askund nuk i përmendte shqiptarët si etnitet por si komunitet mbi 20 për qind. Para se të arrihej kjo marrëveshje, udhëheqësia e UÇK-së ka qenë e informuar që të mos lëshohej pe për një marrëveshje të tillë, sepse kishim përkrahje të fuqishme nga SHBA që lufta të sjellë barabarsinë, që shqiptarët të jenë popull i barabartë me kushtetutë me maqedonësit.”, thekson për INA, veprimtari Alimi. Sipas tij, në rast të vazhdimit të zvarritjes së procesit që ka të bëjë me të drejtat e shqiptarëve, edhe kryeministri i ri Zaev do të përfundojë sikur Gruevskit dhe do të marrë goditjen e duhur./Ina/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit