16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kosovarët vazhdojnë me pagu rrymën për Sërbët

Më të lexuarat

Sipas një vendimi të gjykatës Themelore të Prishtinës në fillim të këto muaji, përmes së cilit ZRRE urdhërohet të pezulloj vendimin e saj me anë të cilit qytetarët kosovar duhet paguajnë rrymën e harxhuar për komunat serbe në veri.

Kjo ankesë në Gjykatën Themelore është paraqitur nga Avokati i Popullit, i cili në fillim të muajit maj kishte nxjerrë një raport me anë të cili vërtetohej se për rrymën e harxhuar nga tri komunat veriore janë dukë paguar pjesa tjetër e banorëve kosovar, shumë kjo e cila llogaritet të jetë mbi 8 milion euro.

Ndërkaq Indeksonline mëson se ZRRE-ja nuk mund ta pezulloj një vendim të tillë për faktin se ky institucion i pavarur ka mbetur pa bord i cili është i ngarkuar të marrë vendime të tilla.

Qeveria e cila konsiderohet të jetë në ditët e saj të para, ende nuk ka arritur të konstituoj bordin e e këtij institucioni, andaj vendimi i ZRRE-së i 6 shkurtit të vitit 2012 nr_399_2012, është ende duke u aplikuar.

Ndërkaq në përgjigjen e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, dhënë për Institucionin e Avokatit të Popullit, është arsyetuar se ZRRE ka njoftuar se sipas operatorëve të licencuar energjia e pa faturuar në vitin 2016 në pjesën veriore të Kosovës 252 GWh, që përmban rreth 5.24% të kërkesës së shpërndarjes dhe se vlera e gjithëmbarshme e energjisë së faturuar në veri të vendit është rreth 8 milionë euro.

ZRRE ka shtuar se duke marrë parasysh se kjo vlerë është e pambuluar nga institucionet e Kosovës dhe duke mos pasur zgjidhje tjetër për të mbajtur sistemin elektroenergjetik në gjendje funksionale, ZRRE ka qenë e detyruar që kostot për mbulimin e humbjeve duke përfshirë dhe humbjet në veri t’i shpërndaje të të gjithë konsumatorët, shkruan Indeksonline.

ZRRE për më shumë ka theksuar se Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) e ka të pamundur qasjen në veri të vendit dhe se humbjet që shkaktohen në veri nga ISSH konsideron si “humbje politike”, që janë jashtë kontrollit të OSSH dhe se OSSH nuk mund të kryej funksionet e veta për shkak të kostos së lartë të këtyre humbjeve, gjë të do të rrezikonte furnizimin e rregullt me energji elektrike në të gjithë vendin.

Sipas përgjigjes zyrtare përgjegjësinë kryesore për faturimin e rrymës së harxhuar nga serbet e veriut tek pjesa tjetër e konsumatorëve, është vetë ZRRE sepse me 6 shkurt të vitit 2012 sipas vendimit nr_399_2012 kishe vendosur që të aplikohej një formë e tillë e faturimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit