22 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Kisha e kanabisit humb betejën në gjykatë

Më të lexuarat

Ju mund të dashuroni kanabisin në Indiana, madje të ndërtoni një kishë në emër të saj, por asnjë sasi të bimës nuk mund ta tymosni si duhan, kështu ka vendosur gjykata. Ligji i marijuanës në Indiana është një nga më të rreptit në vend.

Gjykatësi Sheryl Lynch ka vendosur se Kisha e Parë e Kanabisit në Indiana nuk mund të përdorë bimën në shërbim të saj.

Gjykatësit pretendon se nuk mund të bëhet një përjashtim fetar ndaj ligjit që ndalon përdorimin dhe posedimin e marihuanës, e cila do të pengonte përpjekjet për luftën ndaj drogës në të gjithë vendin dhe ndikimin negativ që ajo ka tek shëndeti dhe siguria publike.

Ndërsa kanabis mjekësor është ligjor në 30 shtete amerikane, dhe nëntë lejojnë përdorimin e saj rekreative, Indiana ende mban të shtrënguar ligjet e saj kundër marihuanës.

Pothuajse që nga krijimi i saj, kisha po bënte një betejë ligjore me shtetin, duke argumentuar se ndalimi i kanabisit shkel lirinë e tyre fetare.

Grupi i udhëzimeve të kishës, “Deity Dozen”, thotë se kanabisi, “bima e shërimit”, është “sakramenti” i saj.

“Është burimi ynë i shëndetit, dashuria jonë, që na shëron nga sëmundja dhe depresioni, ne e përqafojmë atë me gjithë zemrën dhe frymën tonë, individualisht dhe si grup”.

Në vendimin, Lynch argumentoi se kisha nuk kishte menduar logjistikën, se kush do të furnizonte bimën, ku do të mbahej dhe nuk kishte specifikuar se si do të konsumoheshin.

Nëse gjykata gjykon për një përjashtim për kishën, autoritetet duhet të bëjnë “përcaktime rast pas rasti gjatë hetimeve penale nëse besimet fetare të një individi justifikojnë ligjërisht” përdorimin e kanabisit, tha ajo.

Ndërsa ky model duket i paqëndrueshëm, Lynch e hodhi poshtë çështjen.

Vendimi u duartrokit nga Prokurori i Përgjithshëm Curtis Hill, i cili deklaroi se “askush nuk mund ta shmangë ligjin thjesht duke e përshkruar sjelljen e tyre të paligjshme si ushtrim i besimit fetar”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit