16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kamerun, lirohen 12 turistë, ishin marrë peng nga milicitë anglofone

Më të lexuarat

Dymbëdhjetë turistë, pesë italianë dhe 7 zviceranë, u liruan nga ushtarët kamerunas pasi u rrëmbyen për disa orë nga një “bandë e terroristëve” në qytetin e Moungo-ndor, në jugperëndim të Kamerunit.

Lajmi për lirimin e pengjeve u njoftua nga qeveria lokale, sipas të cilit turistët ishin pjesë e grupit “Aventura e Afrikës” dhe u drejtuan për në malin Manengouba për të vizituar liqenet binjake.

Sipas televizionit publik të Kamerunit, rrëmbyesit janë anëtarë të milicive anglofone separatiste që operojnë në Nguti, në departamentin e Kupe Muanenguba. Turistët pas lirimit kanë takuar Ministrin e Jashtëm të Kamerunit dhe ambasadorët italianë dhe zviceranë. Grupet kryengritëse në Kamerun bëjnë thirrje për ndarjen e dy rajoneve, ku jeton shumica e qytetarëve anglisht-folëse të vendit, ose rreth një e pesta e popullsisë, e cila është kryesisht frankofone.

Më 1 tetor, lëvizja për pavarësi kishte bërë një deklaratë simbolike të pavarësisë për Ambazonian, emri i zgjedhur për shtetin e ri të pretenduar. Presidenti Paul Biya u përball me trazirat me metoda represive, duke përfshirë imponimin e kufizimeve dhe kufizime të udhëtimit. Trazirat janë rritur gjatë javëve të fundit, me sulme ndaj forcave të sigurisë dhe civilëve, si dhe me rrëmbimet e zyrtarëve dhe autoriteteve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit