Interesim i jashtëzakonshëm për regjistrim në Medresenë “ Isa Beu” në Shkup

0
37

Vazhdon tradita e fluksit të madhë të interesimit për t’u arsimuar në vatrën e edukimit dhe dijes që tani më ka histori dhe traditë shumë shekullore.

Kjo shkollë ka qenë funksionale nga gjenerata në gjeneratë, historiku i saj është shumë atraktiv dhe sfidues. E gjallë për jetë e mot, rezistuese dhe me plotë suksese.

Dje ka përfunduar provimi pranues në Medresenë Isa Beu të Shkupit ku interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm. Mbi 300 të interesuar morrën pjesë në provim pranues të cilët gjeneralisht vijnë nga vendi jonë por një numër i konsiderueshëm i kandidatëve janë nga vendet fqinje, synim i të cilëve është vazhdimi i shkollimit në SHMI Medresenë “ Isa Beu”. Provimi pranues u realizua në shkollën qendër, kandidat nga të cilët ishin mbi 200 vajza dhe mbi 100 djem. Pas publikimit të rezultateve të gjithë ata që do të jenë të pranuar do të vazhdojnë shkollimin në Medrese gjegjësisht në shkollën qendër ku janë meshkujt, pastaj në paralelen e vajzave në Shkup, Tetovë, Gostivar, si dhe paralelen e djemve në Shtip.

“ Neve e kemi pritur këtë interesim të madh të nxënësve nga shkollat fillore për të vazhduar në shkollën e mesme islame siç është Medreseja Isa Beu, nga fakti se për çdo vitë kemi mjaft të interesuar dhe numri gjithashtu është në rritje e sipër. Kjo është shkolla që gëzon autoritet dhe kredibilitet shoqëror, por gjithashtu posedon një imazh shumë të fuqishëm. Medreseja “ Isa Beu” njihet nga e kaluara si vatër e edukimit dhe arsimimit, nga e cila kanë dalur shumë figura dhe personalitete të shquara të fesë dhe kombit. Neve gjithmon jemi në shërbim të islamit dhe vatanit, andaj çdo i diplomuar që del nga kjo shkollë misioni i tij është që të ndihmoj shoqërinë , të jetë në shërbim të saj, por gjithashtu edhe të promovon vlera pozitive shoqërore të ndërtuara nga burimi i pashtershëm i dijes dhe shkencës- Kur’ani si dhe nga tradita e Muhamedit a.s ” – tha mes tjerash prof. Ibrahim Idrizi, drejtor i Medresesë Isa Beu. (INA/kohaislame