14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Indonezi, partitë muslimane kërkojnë ndalimin e përdorimit të alkoolit

Më të lexuarat

Dy parti islame në Indonezi kanë propozuar një legjislacion që do të ndalojë konsumimin e pijeve alkoolike, dhe të dënoj shkelësit e këtij ligji.
 
Ende nuk dihet se sa do të ketmbështetje kjo nismë në parlament, edhe pse ka pasur lëvizje për të ndaluar konsumin e alkoolit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
 
Një ligjvënës i cili ka përpiluar propozimin, ka thënë se ky ligj nuk ka motive ideologjike e as fetare, por vie për shkak të synimeve për ngritjen e mirëqenies shëndetësore.
 
“Kjo nuk është një çështje fetare apo ideologjike,” i tha Abdul Hakim nga Partisë e Drejtësisë. “Kjo është thjesht për mbrojtjen e fëmijëve të kombit tonë.”
 
Projekt-ligji synon të ndalojë shitjen, prodhimin, shpërndarjen dhe konsumin e të gjitha pijeve që përmbajnë më shumë se një për qind alkool.
 
Për t’u bërë ligj, këtij propozimi do t’i duhet vula e Presidentit Joko Widodo, i cili ka marrë një qëndrim të ashpër ndaj abuzuesve të drogës. /mesazhi/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit