Hetimet për Asanajn, mbërrin FBI

0
44

Hetuesit e FBI-së kanë mbërritur në Kosovë për të hetuar rrethanat e vdekjes në zyrën e tij të ish-shefit të Agjensisë Kosovare të Privatizimit.

Lajmin e konfirmoi për të përditshmen “Express” ambasada amerikane në Prishtinë.

“Ambasada amerikane konfirmon që hetues të FBI-së janë në Kosovë dhe janë duke kryer punën konform kërkesës që u është bërë nga autoritetet vendase”, komunoi një zyrtar i marrëdhënieve me publikun i ambasadës.

Vizita e parë e ekspertëve amerikanë ishte në departamentin e mjekësisë ligjore, ku kanë marrë të dhënat e autopsisë dhe ekzaminime të tjera në lidhje me rastin.

Asistenca e FBI-së pritet të shërbejë për të sqaruar dilemën e madhe, nëse Asanaj është vrarë apo është vetvrarë.

Ish-shefi i AKP-së u godit me thikë në zyrën e tij në datën 14 qershor dhe humbi jetën pak më pas në spital. Fillimisht, policia pranoi se ishte duke kërkuar një vrasës, por rezultatet e mëpasshme të autopsisë treguan se plaga fatale në qafë mund të ishte e vetshkaktuar.