16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Fotoreporteri i AFP-së në Afrin, mbështetës i Asadit

Më të lexuarat

Fotoreporteri i agjencisë franceze gjysmëzyrtare të lajmeve AFP në Siri, i ka paraqitur pamjet lidhur me avancimin e grupeve të afërta me regjimin drejt Afrinit, si “Hyhet në qendrën e Afrinit” si dhe është zbuluar se ka krijuar raporte të “afërta” me ushtarët e regjimit të Asadit, aq sa për të bërë shenjën e fitores bashkë me ta, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet e ditur se George Ourfalian, fotoreporter i AFP-së në Siri, është përpjekur të shpërndajë dezinformata lidhur me operacionin “Dega e Ullirit” të udhëhequr nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) në Afrin të Sirisë.

Pretendimi “Luftëtarët mbështetës të pushtetit sirian kanë hyrë në qendrën e Afrinit” i publikuar nga Ourfalian me fotografinë e shkrepur dje, tërhoqi vëmendjen e AFP-së, e cila lajmin në fjalë e përmirësoi në “Hyrja e luftëtarëve mbështetës të Asadit në rajonin e Afrinit”.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale vihet në pah afërsia e Ourfalian me gazetarin e famshëm të regjimit, Shadi Hilëa Ourfalian si dhe vërehet që ai realizon takime të shpeshta me ushtarët e Asadit dhe me të ka krijuar raporte të afërta poashtu.

Në fotografi shihet se si Ourfalian, i cili punon për AFP-në, është i afërt me regjimin aq sa për të bërë shenjen e fitores me ta dhe lë përshtypje sikur punon si gazetar i regjimit.

Ekzistojnë dhe imazhe të tjera të ndryshme te të cilat Ourfalian paraqitet me ushtarët e regjimit të Asadit afër tankeve dhe në stacione.

Grupet mbështetëse të regjimit të cilat dje rreth orës 17:00 lëviznin drejt rajonit Nubul Zehra për të kundërshtuar operacionin “Dega e Ullirit” dhe për mbështetje të YPG/PKK-DEASH, u tërhoqën 10 kilometra para arritjes në qytet pas zjarrit paralajmërues të hapur nga artileria.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit