16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Erdogan: Zelanda e Re dhe mesazhet që na dërgohen përmes saj nuk janë të parat

Më të lexuarat

Presidenti i Truqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se “Sulmi terrorist në Zelandën e Re dhe mesazhet që na dërgohen nëpërmjet tij nuk janë të parat”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një tubimi të partisë së tij në qytetin Tekirdağ, presidenti Erdoğan ka folur rreth sulmit terrorist dhe terroristit që kreu sulmin në dy xhami në Zelandën e Re ku si pasojë humbën jetën 49 persona.

“Në një manifest që ka lënë prapa ka mërmëritur se ‘nëse kaloni në pjesën perëndimore të ngushticës së Bosforit do të vijmë në Stamboll dhe do t‘iu vrasim, do të rrënojmë minaret dhe do t’iu shembim xhamitë‘. Mor i paturp, ku është Zelanda e Re, ku është Turqia. Si është e mundur që një vrasës në anën tjetër të botës të veprojë me një mendje të tillë të mbushur me kaq të këqija kundër muslimanëve dhe turqve?”, tha Erdogan.

“Uniteti, prania dhe vlerat që përfaqësojmë kanë shqetësuar madje edhe terroristin që masakroi muslimanët duke bastisur një xhami në Zelandën e Re”, tha Erdogan i cili më tej ka vënë theksin se edhe mbi armën e përdorur në këtë masakër ka mbishkrime me emrat e armiqve të turqve dhe muslimanëve.

Në lidhje me terroristin e sulmit në Zelandën e Re, pasi ka bërë të ditur se terroristi ka ardhur në Stamboll, ka qëndruar një herë 3 ditë dhe njëherë tjetër 40 ditë, Erdogan tha: “Për këtë po zhvillohen punime, do ta zbulojmë se me kë ka lidhje. Por, sigurisht dëshirojmë fillimisht që Zelanda e Re të kërkojë llogarinë e këtyre. Nuk është e mundur që ai të qëndrojë në burg për një kohë dhe të dalë më pas. Janë 49 njerëz të vrarë. Është një masakër dhe për këtë duhet të kërkohet llogaria. Në të kundërtën kjo nuk do të jetë një ecuri e mirë”.

“Sulmi terrorist në Zelandën e Re dhe mesazhet që na dërgohen nëpërmjet tij nuk janë të parat”, tha Erdogan duke shtuar më tej se “Çdo ditë po dëgjojmë lajme për sulmet në Evropë kundër qytetarëve tanë, shoqatave, xhamive dhe bizneseve të tyre. Edhe korridori terrorist për të cilin po bëhen përjekje për formimin e tij pranë kufijve tanë është pjesë e këtij skenari. Problemi i tyre nuk është as Tayyip Erdogan, as aleanca presidenciale që kemi formuar me Partinë AK dhe Partinë Nacionaliste MHP. Problemi i këtyre është drejtpërdrejt me Turqinë, me popullin turk”.

“Në sulmin terrorist në Zelandën e Re humbën jetën 49 muslimanë. Gjithashtu në mesin e të plagosurve janë edhe 3 shtetas turq”, ka informuar Erdoğan. Ai tha se “Sigurisht që të gjithë ata janë dëshmorët tanë, ata janë muslimanë, ata u vranë gjatë namazit të xhumasë nga një veprim i ulët i organizuar”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit