Erdogan: Me parat që perëndimi harxhon për të destabilizimin e Mesdheut, ishte zhdukur varfëria globale

0
245

Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar se në botë ndoshta nuk do të kishte varfëri nëse muslimanët e vendeve të pasura me naftë do të jepnin vetëm zeqatën nga shitjet e naftave.

Presidenti Erdogan, në pallatin presidencial në Ankara pranoi koordinatorët e Agjencisë për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) dhe me këtë rast foli mbi ngjarjet aktuale.

“Apeloj veçanërisht te vendet muslimane të pasura me naftë. Nëse ata do të jepnin vetëm zeqatin vendeve të varfra, përkatësisht lëmoshën që japin muslimanët në mundësi, në baza vjetore 2,5 për qind nga pasuria totale e tyre, bota ndoshta nuk do të ishte e varfër”, tha Erdogan.

Ai shtoi se vendi i tij është i vendosur të përballet me ata që janë këmbëngulës në qëllimin e tyre për të shkatërruar plotësisht Sirinë.

“Unë apeloj edhe vendeve të perëndimit, nëse parat që po harxhojnë për të destabilizuar Lindjen e Mesme dhe ato miliardat që po harxhojnë për grupet terroriste, do të jepnin si ndihmë humanitare vendeve të varfra, mendoj se varfëria do të ishte zhdukur njëherë e përgjithmonë,” tha Erdogan.

Turqia, siç theksoi presidenti Erdoğan, përmes hapave që ka bërë në 15 vitet e fundit, është bërë vendi i dytë në botë që ofron më shumë ndihmë në planin humanitar në botë.