16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Emri: Mashtrimi me naftën, zbulohet pronari gjeorgjian i Gulf-it

Më të lexuarat

Pas kompanisë “Gulf” është zbuluar se qëndron gjeorgjiani Aleksandre Gogokhia, i përfshirë në pastrim parash me ish-ministrin gjeorgjian që u arrestua ndërsa udhëtonte në Shqipëri.

Emri i Gogokhias u bë i njohur në vitin 2013 gjatë skandalit të korrupsionit, që çoi në arrestimin e ish-kryetarit të bashkisë të Tbilistit, Giorgi Ugulava.

Sipas prokurorisë gjeorgjiane ish-kryetari i bashkisë dhe Gogokhia kanë pastruar përmes kompanive offshore mbi 1.5 milionë dollarë para krimi, përmes të cilave kanë financuar fushatën e partisë Lëvizja e Bashkuar Kombëtare në Gjeorgji.

Ky është dokumenti i siguruar nga Top Channel që tregon se pronari i “Universal Energy group”, i cili zotëron “Sun Petroleum” dhe “Gulf” në Shqipëri, është Aleksandre Gogokhia, 

Dokumentet zyrtarë në QKR, tregojnë se kompania “Sun Petroleum Albania” është themeluar në 12 shtator të vitit 2013, kur në Shqipëri kishte ndodhur rotacioni politik dhe sa po formohej qeveria e re.

Nga hetimet  është zbuluar se “Gulf” ka marrë me qira 70 pika karburanti në të gjithë vendin, që më pas janë vendosur me urdhër të prokurorisë në ngrirje provizore.

Dhe rezulton se, mashtrimi që kap vlerën e disa milionë euro është kryer brenda 15-19 prillit, sikurse thonë dhe burimet e grupit hetimor të Top Channel-it.

Më të dëmtuarat rezultojnë tre kompani transporti, ndërkohë që ende nuk dihet se sa është numri i qytetarëve të cilëve u është shitur tolloni me vlerë nga 1200 lekë deri në 1300 lekë për litër.

Ndërkohë, prokuroria ka shpallur në kërkim Albano Aliko dhe administratorin e fundit të kompanisë Irakli Zvanidze që mashtroi shqiptarët me gati 5 milionë euro.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit