25.3 C
Pristina
Sunday, June 23, 2024

Dita e Arafatit- Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Ditët dhe netët, muajt dhe vitet, kalojnë dhe përfundojnë shpejt. Ato janë stacione të exhelit. Disa ditëve u ka dhënë vlerë më të madhe duke i shndërruar ato në sezone të adhurimeve dhe veprave të mira, ku shtohen shpërblimet edhe shlyhen mëkatet. Ska dyshim se një ditë e tillë e madhërishme dhe me vlerë të madhe është edhe Dita e Arafatit.

  • Dita e Arafatit është një ditë prej muajve të shenjtë:

(إِنَّ عِدَّةَ الشُّهُورِ عِنْدَ اللَّهِ اثْنَا عَشَرَ شَهْرًا فِي كِتَابِ اللَّهِ يَوْمَ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ)
[سورة التوبة : 39].

Muajt e shenjtë janë: Dhul-Kade, Dhul-Hixhe, Muharem dhe Rexheb. Dita e Arafatit është një ditë e Muajit Dhul-Hixhe.

  • Dita e Arafatit është një ditë e haxhit:

(الْحَجُّ أَشْهُرٌ مَعْلُومَاتٌ)
[سورة البقرة : 197]

Muajit e haxhit janë: Shevval, Dhul-Kade dhe Dhul-HIxhe.

  • Dita e Arafatit është prej ditëve të caktuara, të cilët i ka lavdëruar Allahu i Madhërishëm në Kuranin Fisnik:

    (لِيَشْهَدُوا مَنَافِعَ لَهُمْ وَيَذْكُرُوا اسْمَ اللَّهِ فِي أَيَّامٍ مَعْلُومَاتٍ)
    [سورة الحج:28].

Ibën Abasi, radijallahu anhu, thotë: Ditët e caktuara janë Dhjetë Ditët e muajit Dhul-Hixhe.

  • Dita e Arafatit është Ditë në të cilën është betuar Allahu, i Lartëmadhërishëm, duke treguar vlerën që ka kjo ditë:
    (وَلَيَالٍ عَشْرٍ )
    [سورة الفجر:2].

Ibën Abasi, radijallahu anhu, thotë: Ditët e caktuara janë Dhjetë Ditët e muajit Dhul-Hixhe. Imam Ibën Kethiri thotë: edhe ky mendim është i saktë.

  • Dita e Arafatit është njëra prej Dhjetë Ditëve me vlera, ku veprat e mira në to janë veprat më të mira të vitit.

Pejgamberi, ﷺ, tha:

(ما من عمل أزكى عند الله – عز وجل- ولا أعظم أجرا من خير يعمله في عشر الأضحى قيل: ولا الجهاد في سبيل الله – عز وجل- ؟ قال ولا الجهاد في سبيل الله – عز وجل- إلا رجل خرج بنفسه وماله فلم يرجع من ذلك بشيء)

Nuk ka vepër e cila është më e pastër te Allahu e as me shpërblime më të mira se ajo vepër që bëhet në këto dhjetë ditë të Kurbanit. I thanë: as xhihadi në rrugë të Allahut? Tha: as xhihadi në rrugë të Allahut, në përjashtim të atij që del me veten edhe pasurinë e tij edhe nuk kthehet me asgjë. Daremiu, hasen.

  • Dita e Arafatit është Dita në të cilën Allahu e plotësojë këtë fe dhe e përsosi këtë dhunti.

Omer ibën Hatabi, radijallahu anhu, thotë:

Një hebre tha: O I pari i besimtarëve, është një ajet në Kuran, të cilin ju e lexoni, sikur të kishte zbritur tek ne hebrejët, do ta merrnim atë ditë festë. I tha: cili ajet? Tha:

( الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمْ الْإِسْلَامَ دِينًا)
[ سورة المائدة:5].

Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj. (El-Maide: 5).

Ia ktheu Omeri: e dime shumë mire ditën në të cilën i ka zbritur ky ajet Pejgamberit, ﷺ, ishte dita e qëndrimit në Arafat dhe ishte Ditë e Xhuma. (Buhariu).

قال عمر بن الخطاب –رضي الله عنه- : إن رجلا من اليهود قال : يا أمير المؤمنين آية في كتابكم تقرؤونها، لو علينا معشر اليهود نزلت لاتخذنا ذلك اليوم عيدا. قال : أي آية؟ قال:

( الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمْ الْإِسْلَامَ دِينًا) [ سورة المائدة:5]. قال عمر – رضي الله عنه- : قد عرفنا ذلك اليوم الذي نزلت فيه على النبي صلى الله عليه وسلم وهو قائم بعرفة يوم الجمعة.

  • Dita e Arafatit është prej Ditëve të tekbireve.

Tekbiret sipas sqarimeve të dijetarëve janë dy lloje:

a) Tekbiret e përcaktuara pas namazeve farz, ato fillojnë nga namazi i sabahut të ditës së Arafatit. Aliu dhe Abdullah ibën Mesudi, radijallahu anhuma, thonë se tekbiret pas namazeve fillojnë nga namazi i sabahut të Ditës së Arafatit e deri në Ditën e fundit të qëndrimit në Mina.

b) Tekbiret e përgjithshme, të cilat thuhen gjatë gjithë kohës edhe ato fillojnë me ditën e parë të muajit Dhul-Hixhe, saqë Ibën Omeri edhe Ebu Hurejere, radijallahu anhuma, dilnin edhe në treg duke bërë tekbiret e pastaj edhe njerëzit bënin tekbire me ta. Qëllimi ishte tua kujtojnë edhe ti mësojnë. Secili i vetëm i bënte këto tekbire.

  • Në Ditën e Arafatit kryhet edhe shtylla kryesore e Haxhit, për të cilën Pejgamberi, ﷺ, ka thënë: Haxhi është qëndrimi në Arafat. Buhariu dhe Muslimi.

Për këto vlera që ka kjo ditë, i ke edhe këto porosi:

1. Dita e arafatit është ditë madhështore, andaj madhëroje edhe ti sikur e ka madhëruar Allahu dhe sillu ndryshe me këtë ditë, e jo sikur me ditët e zakonshme të vitit.


2. Dita e Arafatit është Dita në të cilën Allahu krenohet para melaqeve të Veta me pjesmarrësit në Arafat. Pejgamberi, ﷺ, thotë:

( إن الله يباهي بأهل عرفات أهل السماء)

“Allahu krenohet me pjesmarrësit e arafatit para melaqeve”. Ahmedi, sahih.


3. Dita e Arafatit është ditë e mëshirës, faljes edhe amnestisë së gjunaheve dhe gabimeve, andaj mos e humb mundësinë e faljes dhe fitimit të mëshirës duke e neglizhuar këtë ditë edhe duke mos e kërkuar freskinë e mëshirës e faljes së Allahut.


4. Dita e Arafatit është dita në të cilën numri më i madh i njerëzve që lirohen nga zjarri i xhehenemit!                                                                                                  Pejgamberi, ﷺ, thotë:

( ما من يوم أكثر من أن يعتق الله فيه عبدا من النار من يوم عرفة)

“Nuk ka ditë në të cilën çliron më shumë njerëz nga zjarri i xhehenemit se sa në Ditën e Arafatit”. Muslimi.
A e ke parasysh këtë mëshirë të madhe të Allahut, Zotit tënd të Gjithëmëshirshëm?!
Andaj insisto me lutje të sinqerta edhe kërkesa të vërteta të fitosh këtë falje dhe mëshirë të madhe të Allahut.

5. Dita e Arafatit është Dita më e mirë për lutje. Merri me vete librat e lutjeve që ti lutesh Allahut me lutjet përmbëledhëse nga Kurani Fisnik dhe prej haditheve të Pejgamberit, ﷺ, sepse ato janë lutjet më të mira dhe më dobiprurëse.                                        Pejgamberi, ﷺ, thotë:

خير الدعاء دعاء يوم عرفة

“Lutja më e mirë është lutja e Ditës së Arafatit”. Tirmidhiu, hasen.                              Imam Ibën Abdul-Berri thotë: ky hadith tregon edhe për vlerën e madhe që ka kjo ditë në krahasim me ditët tjera.


6. Dita e Arafatit është Dita në të cilën pranohen lutjet, andaj asnjë kërkesë e jotja të mos duket e madhe, mos ji koprrac ndaj vetes, kërko nga Allahu gjëra të mëdha, sepse ti i lutesh një Zotit, i cili është Fisnik, Bujra dhe që Dora e Tij nuk ndalet duke dhënë.


7. Dita e Arafatit është Dita kur ti duhesh të jesh njeriu më i varfur karshi Zotit tënd, njeriu më nevojtar për mirësitë e Tija, sepse sa e sa njerëzve u është caktuar lumturia e përhershme nga lutjet që i ka bërë në këtë Ditë të madhe!

8. Dita e Arafatit është Dita më poshtëruese për shejtanin, dita në të cilën ti mund të triumfosh ndaj tij, andaj mos lejo me të cytë e me ta humbë shpresën nga mëshira e Allahut, ose të bish në mëkate gjatë kësaj dite madhështore.
Ruaje shikimin, dëgjimin dhe gjuhën tënde!

9. Dita e Arafatit është Dita në të cilën njeriu më i pafat është ai njeri që privohet nga të mirat e kësaj Dite.                                                                                                    Nuk agjëron me agjëruesit.                                                                                        Nuk lutet me lutësit.                                                                                                 Nuk i ekspozohet mëshirës së Mëshiruesit më të Madh.                                                                                                                                                                                    10. Dita e Arafatit është Dita për agjërimin e të cilës Ditë na ka treguar Pejgamberi, ﷺ, se është shkak për faljen e mëkateve të vitit të kaluar edhe atij që vjen. Andaj agjëroje edhe ruaje agjërimin nga dobësimi i këtij agjërimi.                                                               

11. Dita e Arafatit është Dita në të cilën ripërtërihet besimi në zemrat e besimtarëve duke e shtuar përsëritjen e shehadetit: la ilahe il-lallah.                                                        Andaj thuaje duke qenë zemra jote e mbushur me madhërim ndaj Tij edhe veçim në të gjitha format e adhurimit ndaj Tij dhe duke e llogaritur të vetëm në të gjitha format e madhështisë edhe plotësisë së Tij.

12. Dita e Arafatit është Dita e faljes, tolerancës dhe dëlirjes së shpirtit.                      Krejt armiqësitë kalonë, krejt hidhërimet përfundojnë, sepse shpirtërat sot e dëshirojnë faljen edhe mëshirën e Allahut.

Urime atij që në këtë ditë ka dëlirë shpirtin e tij dhe nuk ka lënd në te armiqësi ndaj askujt.

Bekir Halimi

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit