Digjen dy shtëpi banimi të serbëve në fshatin Drenoc të Klinës

0
63

Dy shtëpi të banimit të serbëve janë djegur në fshatin Drenoc të Klinës, bëjnë të ditur zyrtarë të Zyrës Komunale për Kthim. Rasti ka ndodhur natën mes të se martës dhe mërkurës.

Millorad Sharkoviq, zyrtar i Zyrës për Kthim në Klinë, pohon se janë djegur shtëpitë e Arso Stepiqt dhe Millovan Radosavleviqit në ketë fshat të cilat në momentin e zjarrit kanë qenë të zbrazëta pasi qe familjarët nuk kanë qenë aty. Sharkoviq, thotë se rasti në fjalë ka shqetësuar familjet serbe të këtij fshati dhe në lokalitetet tjera. Lidhur me ketë rast, është paralajmëruar vizita e Ministrit për Komunitete dhe Kthim Radojica Tomiq në Klinë dhe fshatin Drenoc./koha/kohaislame