16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Çështja “Aisha”, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendos: të fyesh Profetin Muhamed, jo “fjalë e lirë”

Më të lexuarat

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut mori vendim të enjten, se dënimi penal i një gruaje austriake dhe gjoba për deklaratat e saj që akuzonte Profetin Muhamed për pedofili, nuk shkelin të drejtën e saj për fjalën e lirë.

Gruaja, e përmendur nga gjykata vetëm me inicialet E.S, kishte mbajtur seminare mbi Islamin në vitin 2008 dhe 2009 për Partinë e Lirisë të ekstremit të djathtë (FPO), në të cilat trajtonte martesën e profetit me gruan e tij Aisha, fëmijë në atë kohë, duke nënkuptuar me këtë një akt pedofile.

Një gjykatë austriake e dënoi atë për diskriminimin e doktrinave fetare në vitin 2011 dhe e gjobiti me 480 euro, një gjykim i cili u pasua me dy apelime.

Duke cekur se “deklaratat e ankueses kishin të ngjarë të nxisnin indinjatën e justifikuar ndër muslimanët” dhe se “përbënin një përgjithësim pa bazë faktike”, GJEDNJ tha se komentet e gruas nuk mund të mbuloheshin nga liria e shprehjes.

“Deklaratat e E.S nuk ishin formuluar në mënyrë neutrale me synimin për të dhënë një kontribut objektiv në një debat publik në lidhje me martesat e fëmijëve”, tha GJEDNJ, duke shtuar se gjoba e moderuar e imponuar ndaj saj nuk mund të konsiderohej si joproporcionale.

Gjykatat austriake kishin bërë një dallim midis pedofilisë dhe martesës së fëmijëve, e cila ishte gjithashtu një praktikë historikisht e zakonshme në familjet drejtuese evropiane.

GJEDNJ gjithashtu theksoi se i klasifikoi deklaratat e “diskutueshme” si “një sulm abuziv ndaj Profetit të Islamit, i cili mund të nxiste paragjykime dhe të rrezikonte paqen fetare”.

Gjykata Europiane vuri në dukje se gjykatat austriake kishin konsideruar se E.S ka bërë vlerësime bazuar në fakte të pavërteta dhe pa marrë parasysh kontekstin historik. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit