Bullgari, shpërthen autobusi me izraelitë

0
37

Një shpërthim i fuqishëm ka goditur një autobus që transportonte turistë izraelitë në qytetin bullgar të Burgasit, në Detin e Zi.

BBC raporton se nga sulmi të paktën shtatë persona janë vrarë, ndërkohë që më shumë se 20 të tjerë janë plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë.

Autobusi në momentin e sulmit ndodhej në terminalin e aeroportit Sarafovo të Burgasit.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që aeroporti i Burgasit është mbyllur përkohësisht. Kryetari i qytetit Burgas, Dimitar Nikoliv, e ka konfirmuar lajmin, duke thënë se autoritetet policore dyshojnë se bëhet fjalë për sulm terorist

Udhëtarja Shosh Eyler, tha se autobusi ka eksploduar sapo është mbushur me udhëtarë. Eyler, e cila ndodhej në një autobus tjetër pran tij, tha se njëherë është vërejtur tymi dhe pas disa sekondash ka shpërthyer edhe flaka. /Telegrafi/kohaislame