16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Breshëri në Itali zbardh plazhet, ka edhe viktima! (Foto)

Më të lexuarat

Një pjesë e Italisë është përfshirë nga moti i keq. Stuhi dhe breshër i madh ka rënë në Marche, Piemonte, Venezia si dhe në zonën e Alessandria-s, duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi si dhe në turizëm.
La Repubblica shkruan se breshëri ishte sa një grusht. Plazhet janë zbardhur totalisht nga breshëri, si të ishin flokë dëbore.
Si pasojë e motit të keq dy persona të mbytur janë gjetur në det, nga patrullimet nga ajri.
Dyshohet se ata po lëviznin me varkë dhe janë mbytur si pasojë e dallgëve. /Tiranapost.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit