16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Arrestohet britaniku për mbështetje të sulmeve në xhamitë e Zelandës së Re

Më të lexuarat

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Manchester, i cili shprehu mbështetje për australianin që kreu dje sulmin terrorist në dy xhami të Zelandës së Re.

Sic shkruajnë mediat britanike, 24-vjeçari nga Oldham dyshohet se bëri një postim në rrjete sociale, duke shprehur mbështetje për ngjarjen e tmerrshme në Christchurch.

Një zëdhënës i policisë tha: “Kjo është një kohë shumë e vështirë për njerëzit. Ngjarjet në Zelandën e Re kanë prekur mbarë botën. Shumë njerëz janë në shok të thellë dhe janë të shqetësuar. Ne si komunitet duhet të qëndrojmë së bashku. Kur njerëzit e kalojnë vijën, ne do të marrim veprime të fuqishme, të cilat mund të përfshijnë edhe arrestimin”, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit