19.1 C
Pristina
Sunday, June 30, 2024


Aksioni me 200 të arrestuar për trafikim njerëzor

Më të lexuarat

Europol tha se ishin identifikuar 1,400 viktima, duke përfshirë 153 fëmijë

Mbi 200 të dyshuar u arrestuan në aksion gjatë javës ndërkombëtare kundër trafikimit të qenieve njerëzore, në Evropë dhe më gjerë.

Europol, organizata evropiane e policisë, tha të hënën se pothuajse 1,400 viktima, përfshirë 153 fëmijë, ishin identifikuar si viktima trafikimi.

Operacioni kishte për qëllim grupet e organizuara që detyronin njerëzit në akte seksuale, krime dhe lypje. Janë nisur gjithsej 276 hetime të reja, raportojnë mediat europiane.

Shembujt e cituar nga Europol përfshijnë një rast në Hungari, ku një çift i detyroi gjashtë fëmijët e tyre të bënin seks me fqinjët për para dhe të lypnin në fshatin e tyre.

Një i dyshuar u arrestua gjithashtu në Rumani për detyrimin e fëmijëve për të lypur dhe prostitucion.

Një kinez është arrestuar gjithashtu në Laos pasi detyroi vietnamezë të rrëmbyer të kryenin krimin e mashtrimit dixhital. Ai gjithashtu dyshohet se ka shantazhuar familjet e tyre për të paguar shuma të mëdha parash për t’i liruar.

39 vende, kryesisht evropiane, morën pjesë në aksionin policor në fillim të qershorit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit