26.9 C
Pristina
Monday, September 9, 2024

Ajo që Gjergj Fishta nuk do ia pranonte Edi Ramës kur është fjala për hoxhallarë

Më të lexuarat

Copëza të kritikueshme nga fjalimi në Kongres…

Një qasje selektive, edhe me pak komunizëm brenda, kryeministri Rama ka potencuar një figurë katolike e ka zhvlerësuar atë të hoxhës(edhe pse duke i bashkangjitur priftin pas), në fjalimin e tij dje në Kongres.

Pavetëdijshëm ose jo, ai citoi Fishtën në pak radhë më pas përnendi hoxhën në kontekstin e një ironie politike.

“Të tjerat, thoshte i bekuar at Gjergj Fishta, janë dokrra hini dhe shqiptarët dokrrat e hinit i kanë qejf për muhabet por nuk i hanë për fruta të thata”, ishte fjalia ku ai i dha edhe njëherë një vlerë figurës së madhe katolike të vargut epik, për t’u pasuar nga:

“Unë them të shkojnë të bëjnë derman për syrin tek një hoxhë apo tek një prift se ne nuk i bëjmë dot derman”.

Është rasti t’i kujtohet Ramës se hoxha, siç është treguar në histori, ndryshe nga ajo që ka sajuar përçudnueshëm komunizmi, nuk lidhet domosdoshmërisht me “syrin e keq”, por është shumë më tepër se kaq. Madje edhe politikisht. Ekzistenca e shtetit shqiptar është mundësuar nga hoxhallarë(Vehbi Dibra një ndër ta), ndërsa kryebashkiakët e parë të qyteteve të rëndësishme shqiptare ishi pikërisht ata, hoxhallarët, duke nisur që me Tiranën(Ismail Ndroqi një ndër ta). Ndërsa komunizmi që Rama mëton se urren, si paralajmërim kobzi, u bë pikërisht nga një hoxhë i madh, Ali Korça(Bolshevizma), autor dhe i “Shtatë ëndrrave për Shqipërinë” e jo vetëm. Po aq hoxhë ishte dhe Sami Frashëri, ideologu i madh kombëtar i “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e çdo të bëhet”. Dhe janë aq shumë që nëse vijohet më tej, me emra, thënie e kontribute për kombin, Fishta dhe ajo thënia e tij me “dokra hini” mund të ngjajnë jo aq të mëdhenj.

Çështja është se as Fishta vetë po të qe gjallë, nuk do ia pranonte cituesit të tij, Ramës në këtë rast, qasjen selektive ndaj klerikëve të dy besimeve. Tek e fundit, ata, tradita e tyre, i ka lënë këtij vendi një prej vlerave më unike: ishin gjithnjë bashkë për kauzat e kombit, si dhe mbollën e kultivuan harmoninë fetare. Pra pikërisht njerëzit e besimit. Ndërsa Rama, ndër dështimet e shumta në qeverisje, ka pikërisht aspektin moral, duke mos mbjellë dot në shoqëri, për sa qeveris, asnjë lloj virtyti shoqëror, aq më pak në politikë. E kundërta, i është ngjitur damka e rëndë e korrupsionit, duke udhëhequr një Shqipëri super të korruptuar, pa e shëruar dot në këtë sëmundje e sëmurur dhe më keq. /tesheshi.com/     

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit