16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

A. Saudite – Vrasësit e Khashoggit do të paraqiten para drejtësisë

Më të lexuarat

Kreu i Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Arabisë Saudite, Bender al-Ayban mbajti një fjalim gjatë mbledhjes së Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së.

 

Arabia Saudite bëri të ditur se aktorët e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll do të paraqiten para drejtësisë.

Kreu i Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Arabisë Saudite, Bender al-Ayban mbajti një fjalim gjatë mbledhjes së Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së.

Gjatë fjalës së tij Ayban tha se vrasësit e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi do të paraqiten para drejtësisë, ndërsa shtoi se “Mbreti Selman ka urdhëruar kryeprokurorin për të filluar një hetim në kuadër të ligjeve në fuqi dhe të nxjerr para drejtësisë vrasësit”.

Duke vënë në dukje se në zyrat e hetuesisë së Prokurorisë janë vendosur kamerat dhe se zyrtarët janë urdhëruar për ti ruajtur mirë dokumentet e këtij rasti, Ayban tërhoqi vëmendjen se edhe aktakuzat janë ngritur në përputhje me konventat e të drejtave të njeriut.

Ai gjithashtu tha se me anë të këtyre zbatimeve synohet forcimi i drejtësisë në vend.

Ayban shtoi se Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile është duke zbatuar programe të ndërgjegjësimit ligjor, ndërsa shtoi se në gjykata ndodhet konsulentë ligjorë, të cilët ofrojnë ndihmë juridike falas dhe se janë hapur edhe zyrat për gra.

Në anën tjetër sipas agjencisë saudite të lajmeve SPA, delegacioni i përhershëm i Arabisë Saudite në OKB në një deklaratë të veçantë për Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së bëri të ditur se “kanë përgatitur një sistem të ri të ndëshkimit” për të luftuar abuzimin e pushtetit shtetëror.

Arabia Saudite në deklaratë bën të ditur se është e vendosur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kuadër të parimeve islame dhe të ligjeve përkatëse dhe theksoi se është e gatshme për bashkëpunim me shoqërinë dhe organizatat ndërkombëtare në këtë drejtim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit