4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Zyrtarizohet marrëveshja Vetëvendosje-AKR në Prishtinë

Më të lexuarat

Përmes një konference për media Shpend Ahmeti, kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës ka zyrtarizuar marrëveshjen për bashkëqeverisje me AKR-në, përkatësisht kandidatin e kësaj partie për kryetar të komunës Selim Pacollin, shkruan Gazeta Blic.

Sipas Ahmetit me AKR-në kanë arritur që t’i dakordojnë programet ndërsa nuk kanë folur për poste e ndarje.

”Program i përbashkët me 16 faqe në asnjë faqe nuk shkruan për poste e për ndarje, ne mendojmë që e rëndësishme është të merremi me pika programore.”, tha ai.Sa i përket negociatave me partitë tjera, Ahmeti tha se tashmë do të negociohet si grup.”Me subjektet tjera do të negociojmë një grup, sepse tash jemi një program qeverisës për katër vitet e ardhshme në Komunën e Prishtinës.”, shtoi ai.

Në anën tjetër kandidati i AKR-së për të parin e Prishtinës, Selim Pacolli tha se AKR ka synuar marrëveshje me cilindo subjekt që merr konsideratë programin e tij.”Ne kemi arritur që me VV të vazhdojmë rrugëtimin bashkëqeverisës, synim i imi është që të bëjë një kontratë bashkëqeverisëse me cilindo subjekt që merr në konsideratë programin tim. Unë kam një kontratë me Ahmetin dhe kjo do të jetë implementimi i pikave kryesore të këtij plani.”, /.GazetaBlic

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit