0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Zyrtarët serbë të arrestuar në Graçanicë kanë lidhje me grupin e Azem Sylës

Më të lexuarat

Dy nga tre zyrtarët e arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë së enjëtës për ‘keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’, janë të lidhur me grupin e Azem Sylës, kështu të paktën raporton RTV Kim në Graçanicë.

Sipas këtij raportimi dy të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë ish-drejtor i Departamentit të qytetit dhe Zyrtar i Planifikimit Nada Brkljac dhe Vojkan Marinkoviq të komunës së Graçanicës.

Sipas RTV KIM ata ishin zyrtarët komunalë në kohën kur kryetari i Graçanicës ka qenë president i Shoqatës së serbëve të Kosovës Bojan Stojanoviq.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës ata janë të dyshuar për veprat penale ‘keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘mashtrim’ dhe ‘mashtrim ose dëmtim i kreditorëve apo debitorëve’.

Që të tre janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh. /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit