6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Zyrtare: Qeveria fton Listën Serbe për dialog

Më të lexuarat

Disa ditë pas bojkotimit të institucioneve qe po i bën Lista Serbe, qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Isa Mustafa, ka vendosur të ftojë këtë subjekt parlamentar për të diskutuar lidhur më kërkesat e tyre.

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka konfirmuar për “Indeksonline” se qeveria tashme i ka dërguar ftesë Listës Serbe për të diskutuar për kërkesat e tyre dhe kthimin në institucione.

“Ne i kemi ftuar për bisedime. Ata na kanë thënë se do të vijnë. Tash për tash nuk ka diçka konkrete. Nuk është mirë me bërë buje mediatike për këtë çështje. Ne do të ulemi dhe do të bisedojmë më ta. Ata për neve përfaqësojnë një pjesë të qytetarëve të Kosovës dhe ne brengat e tyre do t’i shqyrtojmë seriozisht. Megjithatë, ju e dini se ligji për Trepçën ka kaluar në dy lexime dhe tash pritet vetëm të nënshkruhet nga presidenti dhe të publikohet në gazetën zyrtare”, ka thënë Gecaj për Indeksonline.

I pyetur, nëse Lista Serbe mund të zëvendësohet me ndonjë subjekt tjetër siç është SLS, ai këto propozime i ka quajtur vetëm mediatike.

Gecaj është optimist se takimi me Listën Serbe do të ndodhë gjatë këtyre ditëve.

“Nuk do të ketë negociator, por do të ketë bisedime. Ata janë përfaqësues të qeverisë së Kosovës dhe do të flasin më shefin e tyre kryeministrin Mustafa. Unë po shpresoj qe këtyre ditëve. Mund të jetë edhe këtë javë”, ka theksuar Gecaj.

Ai ka shtuar se secili grup parlamentar i cili është pjesë e qeverisë mund të shkaktojë probleme në qeverisje nëse ata bojkotojnë punën e Kuvendit apo të qeverisë.

Më këtë bojkot Lista Serbe ia ka vështirësuar në masë të madhe punën Ekzekutivit për çështjen e demarkacionit, pasi këtyre ditëve pritej qe demarkacioni të rikthehet në Kuvend për ratifikim. /Indeksonline

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit